Pacientët që planifikojnë të vendosin kurora, ura apo punime estetike dentare shpesh përballen me një dilemë: E-max apo zirkon? Këto terma janë bërë të njohur për shumë qytetarë, por zgjedhja e materialit nuk duhet të bëhet vetëm nga dëshira e pacientit apo nga përvoja e dikujt tjetër.Për këtë temë ka folur Rajmonda Halili, specialiste e protetikës stomatologjike, në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati, ku u diskutua për shëndetin dhe estetikën e buzëqeshjes, urat dentare, kurorat dhe vinerët. Halili tha se pacienti mund të ketë një ide se çfarë materiali dëshiron, por vendimi final duhet të merret në bashkëpunim me stomatologun dhe në bazë të rastit klinik.“Pacienti mund të ketë një ide, mirëpo mandej në bashkëpunim, varësisht prej rastit klinik, vendoset se cila është e duhura”, tha ajo.Sipas saj, shpesh pacientët bëjnë krahasime me të afërm apo familjarë, duke pyetur pse një person ka punim me E-MAX, ndërsa tjetri me zirkon.“Shpesh pacientët po pyesin: pse një familjare ime ia ka E-MAX, ndërsa unë kam zirkon”, u shpreh Halili.Ajo shpjegoi se, në parim të përgjithshëm, punimet me E-MAX përdoren më shpesh në pjesën frontale, pra në dhëmbët e përparmë, aty ku estetika është më e dukshme.“Në parim të përgjithshëm, punimet me E-MAX vendosen në ato raste kur vetëm në pjesën frontale”, tha Halili.Nga ana tjetër, zirkoni përdoret më shumë në pjesën e pasme të dhëmbëve, sepse është material më rezistent ndaj forcave të kafshimit dhe përtypjes.“Zirkoni si material vendoset më shumë në pjesën posteriore, sepse ka qëndrueshmëri më të mirë mbrapa”, shpjegoi ajo.Halili theksoi se kur bëhet korrigjimi i buzëqeshjes, zakonisht punohet me dhëmbët që shihen gjatë buzëqeshjes, nga njëri paramolar deri te paramolari i anës tjetër, varësisht sa ekspozohet buzëqeshja e pacientit.“Kur ne e korrektojmë buzëqeshjen, atëherë ne punojmë me dhëmbët prej paramolarit të njërës anë deri te paramolari i anës tjetër, pra pjesa
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
