DashRaporti i DASH-it: Dënime të lehta për trafikantët dhe dështim në mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë
2 min čitanja
Dash
Raporti i DASH-it: Dënime të lehta për trafikantët dhe dështim në mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar disa përparime në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, por aty ende u mungojnë mekanizmat efikase për ta luftuar këtë problem dhe nuk i përmbushin kriteret ndërkombëtare për çrrënjosjen e kësaj veprimtarie kriminale, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për trafikimin me qenie njerëzore për vitin 2026.Për Kosovën, raporti vë në pah se gjykatat shqiptojnë dënime nën minimumin e paraparë me ligj, ndërsa për Shqipërinë thekson se policia dhe prokuroria nuk kanë përvojë dhe kapacitete të mjaftueshme dhe të specializuara për hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore, sipas Radio Evropa e Lirë.Serbia dhe Mali i Zi nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale për luftimin e kësaj dukurie, ndërsa Bosnjë e Hercegovina vazhdon të ketë mungesë mekanizmash efikase për ta trajtuar atë, sipas raportit.Kosova s’i heton si trafikim me njerëz të gjitha rastet e fëmijëve të detyruar për të lypurDrejtësia në Kosovë po shqipton më shumë dënime me burgim për trafikantët e njerëzve sesa në të kaluarën, por ato vazhdojnë të jenë kryesisht nën minimumin e paraparë me ligj, thuhet në vlerësimin e ri të Departamentit amerikan të Shtetit.Autoritetet kanë rritur buxhetin për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe për ndihmën ndaj viktimave, ndërsa një analizë zyrtare tregon se është përmbushur edhe një pjesë e madhe e synimeve të planit kombëtar të veprimit.Megjithatë, Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëron për mangësi serioze në mbrojtjen e personave më të cenueshëm.Numri i personave të akuzuar për trafikim me njerëz ka rënë. Edhe pse Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime të rënda, nga pesë deri në 12 vjet burgim për trafikimin e personave të rritur dhe deri në 15 vjet për trafikimin e fëmijëve, praktika gjyqësore paraqet një pamje tjetër.Sipas statistikave zyrtare, autoritetet kanë ndjekur penalisht 34 persona të dyshuar, më pak se 49 sa ishin një vit më parë.Policia ka punuar
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.