Zekirija ramadaniZekirija Ramadani kthehet te Gjilani: Herën e parë e dërgoi në Evropë, tani synon më shumë
2 min čitanja
Zekirija ramadani
Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani: Herën e parë e dërgoi në Evropë, tani synon më shumë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Zekirija Ramadani është rikthyer te Gjilani, skuadër me të cilën në aventurën e parë arriti ta përfundonte kampionatin në vendin e tretë dhe ta siguronte daljen në garat evropiane - e fundit për klubin gjilanas nga viti 2023. Trajneri i njohur kosovar ka arritur marrëveshje me Gjilanin dhe nga e dita e premtë rikthehet në një ambient ku la gjurmë, duke e udhëhequr ekipin drejt rezultateve të rëndësishme, përfshirë edhe një finale të Kupës së Kosovës - me pengun që nuk fitoi trofe, i vetmi klub në Kosovës ku nuk e arriti.Zekirija Ramadani e drejtoi Gjilanin nga 1 korriku 2022 deri më 1 qershor 2023, gjatë sezonit 2022/23. Zekirija Ramadani, si trajner i Gjilanit telegrafi.com Gjatë edicionit të parë me Gjilanin, Ramadani e udhëhoqi skuadrën në 36 ndeshje kampionale, ku regjistroi 13 fitore, 15 barazime dhe tetë humbje. Bardhekuqtë shënuan 34 gola dhe pësuan po aq, duke e mbyllur kampionatin me 54 pikë dhe gol-diferencë zero. Megjithatë, kjo ishte e mjaftueshme për vendin e tretë dhe kualifikimin në garat evropiane.Ramadani pati rezultate të mira edhe në Kupën e Kosovës, ku Gjilani zhvilloi gjashtë ndeshje, duke regjistruar pesë fitore dhe duke arritur deri në finale. Në këtë rrugëtim, skuadra shënoi 17 gola dhe pësoi vetëm katër, por në ndeshjen vendimtare u mposht nga Prishtina (2-0), duke mbetur pa trofe. - YouTube www.youtube.com Në garat evropiane, Gjilani i drejtuar nga Ramadani regjistroi një fitore dhe një humbje, me dy gola të shënuar dhe tre të pësuar, në përballjet ndaj Liepajës.Ramadani konsiderohet si trajneri më të trofeshëm në futbollin e Kosovës. Ai ka fituar titullin e kampionit me Trepçën '89, Feronikelin, Prishtinën dhe Dritën, me të cilën është shpallur kampion dy herë. Në total, ai numëron pesë tituj kampioni, një arritje që e vendos ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit kosovar.Tashmë, rikthimi i tij te Gjilani vjen me pritshmëri të mëdha. Përvoja, trofetë dhe njohja e ambientit mund të jenë faktorë të rëndësishëm në përpjekjen
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.