SiguriMorina inspekton punimet në autostradën “Ibrahim Rugova”, evidenton mangësi
2 min čitanja
Siguri
Morina inspekton punimet në autostradën “Ibrahim Rugova”, evidenton mangësi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, ka dalë në terren për të përcjellë nga afër ecurinë e punimeve për stabilizimin dhe sanimin e skarpateve përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”.Përmes një postimi në Facebook, Morina ka bërë të ditur se, ndonëse punimet po zhvillohen sipas planit dinamik, gjatë inspektimit janë evidentuar mangësi në realizimin e tyre.“Gjatë vizitës në terren, u shqyrtua ecuria e punimeve për stabilizimin dhe sanimin e skarpateve përgjatë autostradës ‘Ibrahim Rugova’”, ka shkruar Morina.Ai ka theksuar se gjatë inspektimit janë konstatuar mangësi në zbatimin e projektit teknik dhe në respektimin e rregullave e standardeve të ndërtimit.“Ndonëse punimet janë duke u zhvilluar në përputhje me planin dinamik, gjatë inspektimit u evidentuan mangësi në realizimin e tyre sipas projektit teknik dhe rregullave e standardeve të ndërtimit”, ka deklaruar Morina.Zëvendësministri ka kërkuar nga të gjithë akterët e përfshirë në projekt që të rrisin angazhimin dhe mbikëqyrjen profesionale, si dhe të adresojnë mangësitë e identifikuara, në mënyrë që punimet të realizohen në përputhje me projektin dhe standardet e kërkuara.“Përparimi në realizimin e punimeve duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me cilësi, siguri dhe zbatim të përpiktë të projektit”, ka theksuar ai.Morina ka bërë të ditur se qëllimi i ndërhyrjeve në skarpata është garantimi i stabilitetit afatgjatë dhe rritja e sigurisë për të gjithë shfrytëzuesit e autostradës “Ibrahim Rugova”.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.