PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Mikel artetaMikel Arteta shokon të gjithë, fton një 14-vjeçar në stërvitje me ekipin e Arsenalit
1 min čitanja
Mikel arteta

Mikel Arteta shokon të gjithë, fton një 14-vjeçar në stërvitje me ekipin e Arsenalit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Arsenali ka përfshirë në stërvitjet e ekipit të parë talentin 14-vjeçar Luis Munoz, teksa trajneri Mikel Arteta po përballet me një kalendar të ngjeshur të ndeshjeve.Adoleshenti është bashkuar me skuadrën e parë të “Topçinjve”, pasi Arteta vazhdimisht u jep mundësi futbollistëve të akademisë që të stërviten me ekipin senior dhe të dëshmojnë potencialin e tyre.Arsenali do të zhvillojë nëntë ndeshje brenda 28 ditësh ndërmjet pushimeve për ndeshjet e kombëtareve, ndaj rotacioni dhe përfshirja e talenteve të rinj mund të jenë të rëndësishme për menaxhimin e ngarkesës fizike të futbollistëve. Munoz konsiderohet një nga talentet më premtuese të akademisë së klubit londinez. Muajin e kaluar, ai hyri në histori duke u bërë golashënuesi i dytë më i ri në historinë e UEFA Youth League, pasi realizoi ndaj ekipit U19 të Napolit.Talenti spanjoll kishte vendosur edhe një tjetër rekord sezonin e kaluar, kur u bë futbollisti më i ri që luajti në këtë garë, në moshën 13-vjeçare e 11-muajshe.Përfshirja e tij në stërvitjet e ekipit të parë dëshmon besimin që Arsenali ka te zhvillimi i tij, ndërsa mbetet të shihet nëse Munoz do të marrë mundësinë për të debutuar me skuadrën senior nën drejtimin e Artetës./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Arsenali ka përfshirë në stërvitjet e ekipit të parë talentin 14-vjeçar Luis Munoz, teksa trajneri Mikel Arteta po përballet me një kalendar të ngjeshur të ndeshjeve.Adoleshenti është bashkuar me skuadrën e parë të “Topçinjve”, pasi Arteta vazhdimisht u jep mundësi futbollistëve të akademisë që të stërviten me ekipin senior dhe të dëshmojnë potencialin e tyre.Arsenali do të zhvillojë nëntë ndeshje brenda 28 ditësh ndërmjet pushimeve për ndeshjet e kombëtareve, ndaj rotacioni dhe përfshirja e talenteve të rinj mund të jenë të rëndësishme për menaxhimin e ngarkesës fizike të futbollistëve. Munoz konsiderohet një nga talentet më premtuese të akademisë së klubit londinez. Muajin e kaluar, ai hyri në histori duke u bërë golashënuesi i dytë më i ri në historinë e UEFA Youth League, pasi realizoi ndaj ekipit U19 të Napolit.Talenti spanjoll kishte vendosur edhe një tjetër rekord sezonin e kaluar, kur u bë futbollisti më i ri që luajti në këtë garë, në moshën 13-vjeçare e 11-muajshe.Përfshirja e tij në stërvitjet e ekipit të parë dëshmon besimin që Arsenali ka te zhvillimi i tij, ndërsa mbetet të shihet nëse Munoz do të marrë mundësinë për të debutuar me skuadrën senior nën drejtimin e Artetës./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…