VolkswagenVolkswagen do të heqë deri në 75 modele nga oferta, pritet një reduktim i madh
2 min čitanja
Volkswagen
Volkswagen do të heqë deri në 75 modele nga oferta, pritet një reduktim i madh
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Grupi Volkswagen planifikon të heqë nga oferta deri në 75 modele gjatë dhjetë viteve të ardhshme, në kuadër të një strategjie për thjeshtimin e gamës së automjeteve dhe uljen e kostove.Sipas Thomas Schäfer, drejtor ekzekutiv i markës Volkswagen, ky proces do të zhvillohet gradualisht dhe do të jetë pjesë e një tranzicioni natyror, gjatë të cilit disa modele do të zhduken si pasojë e kalimit drejt elektrifikimit. Në shtator, Grupi Volkswagen prezantoi planet për përgjysmimin e gamës së modeleve deri në vitin 2035, si dhe për reduktimin me 75 për qind të kompleksitetit të ofertës. Këto masa janë pjesë e strategjisë së quajtur “Plani për të Ardhmen 2030”, që synon uljen e shpenzimeve operative dhe forcimin e pozitës së kompanisë në tregjet e Amerikës së Veriut dhe Kinës. Në një intervistë për revistën Auto Express, Schäfer shpjegoi se një nga arsyet kryesore për këtë ndryshim është synimi për t'i dhënë fund shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të brendshme në Bashkimin Evropian nga viti 2035, sipas rregullave të planifikuara.Ai përmendi si shembuj modelet elektrike dhe ato me motorë tradicionalë, si Volkswagen ID. Polo dhe Polo, si dhe ID. Cross dhe T-Cross. Sipas tij, nuk ka kuptim që të gjitha këto modele të vazhdojnë të ofrohen paralelisht në të ardhmen.Kompania ka shqyrtuar se si duhet të duket gama ideale e modeleve në vitin 2035, jo vetëm për Volkswagenin, por edhe për markat Škoda dhe Cupra. Synimi është që të mbeten modelet më fitimprurëse dhe të shmangen mbivendosjet mes automjeteve që kanë madhësi dhe funksione të ngjashme. Një pjesë e kësaj strategjie është zhvillimi i modeleve të reja në grupe të përbashkëta, ku disa marka do të ndajnë platforma dhe komponentë teknikë. Kjo do të mundësojë uljen e kostove të zhvillimit dhe prodhimit, ndërsa secila markë do të ruajë identitetin e saj përmes dizajnit dhe karakteristikave të automjeteve.Shembull është familja e re e veturave elektrike të vogla, ku përfshihen Cupra Raval, Volkswagen ID. Polo, Škoda Ep
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.