PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ardian gjiniGjini: Daut Haradinaj fytyra e UÇK-së, emrin e tij disa e kanë problem edhe sot, gati tri dekada pas luftës
2 min čitanja
Ardian gjini

Gjini: Daut Haradinaj fytyra e UÇK-së, emrin e tij disa e kanë problem edhe sot, gati tri dekada pas luftës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar në mbrojtje të Daut Haradinajt, duke e cilësuar atë si një nga figurat e UÇK-së dhe duke kritikuar partinë në pushtet për sulmet e orkestruara ndaj tij.Gjini ka thënë se është e pritshme që Dauti të ketë kundërshtarë, por ka theksuar se shumë parti politike do të dëshironin ta kishin atë në radhët e tyre, nëse ai nuk do të ishte kundërshtar politik.“Dauti është fytyra e UÇK-së, e emrin e tij është krejt normale që disa që janë anti komb e kanë telashe edhe sot, gati tre dekada pas luftës”, ka shkruar Gjini.Ai ka kritikuar atë që e ka cilësuar si standard të dyfishtë të disa partive politike, të cilat, sipas tij, harrojnë problemet dhe veprimet e njerëzve nga radhët e tyre, ndërsa përdorin akuza ndaj kundërshtarëve politikë.Gjini ka ironizuar edhe me partinë në pushtet që dikur mbante armatim nëpër zyra, ndërsa sot përpiqen të paraqiten si shembull i politik.“Daut Haradinaj nuk ka mbajtur molotov në zyrë, e as nuk e ka gjuajtur kuvendin me zollë. Dauti nuk i ka vjedh milionat me rrymë as me penj të spitaleve, e as me grurë të popullit. As nuk është fshehur, asnjëherë”, ka deklaruar Gjini.Kryetari i Aleancës e ka përshkruar Daut Haradinajn si një kryengritës të pakompromis kundër Serbisë, duke e vënë theksin te kontributi i tij dhe i familjes Haradinaj në luftën për çlirimin e Kosovës.“Dauti e familja Haradinaj ishin aty kur Kosova kishte nevojë për liri, dhe është këtu sot, siç do të jetë gjithmonë për vendin”, ka përfunduar Gjini.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar në mbrojtje të Daut Haradinajt, duke e cilësuar atë si një nga figurat e UÇK-së dhe duke kritikuar partinë në pushtet për sulmet e orkestruara ndaj tij.Gjini ka thënë se është e pritshme që Dauti të ketë kundërshtarë, por ka theksuar se shumë parti politike do të dëshironin ta kishin atë në radhët e tyre, nëse ai nuk do të ishte kundërshtar politik.“Dauti është fytyra e UÇK-së, e emrin e tij është krejt normale që disa që janë anti komb e kanë telashe edhe sot, gati tre dekada pas luftës”, ka shkruar Gjini.Ai ka kritikuar atë që e ka cilësuar si standard të dyfishtë të disa partive politike, të cilat, sipas tij, harrojnë problemet dhe veprimet e njerëzve nga radhët e tyre, ndërsa përdorin akuza ndaj kundërshtarëve politikë.Gjini ka ironizuar edhe me partinë në pushtet që dikur mbante armatim nëpër zyra, ndërsa sot përpiqen të paraqiten si shembull i politik.“Daut Haradinaj nuk ka mbajtur molotov në zyrë, e as nuk e ka gjuajtur kuvendin me zollë. Dauti nuk i ka vjedh milionat me rrymë as me penj të spitaleve, e as me grurë të popullit. As nuk është fshehur, asnjëherë”, ka deklaruar Gjini.Kryetari i Aleancës e ka përshkruar Daut Haradinajn si një kryengritës të pakompromis kundër Serbisë, duke e vënë theksin te kontributi i tij dhe i familjes Haradinaj në luftën për çlirimin e Kosovës.“Dauti e familja Haradinaj ishin aty kur Kosova kishte nevojë për liri, dhe është këtu sot, siç do të jetë gjithmonë për vendin”, ka përfunduar Gjini.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…