PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dhomat e specializuaraAvokati Vërtopi: Ndryshimet në Ligjin për Specialen, praktikisht e kanë shuar këtë gjykatë
2 min čitanja
Dhomat e specializuara

Avokati Vërtopi: Ndryshimet në Ligjin për Specialen, praktikisht e kanë shuar këtë gjykatë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Avokati Florin Vërtopi ka vlerësuar se ndryshimet e miratuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar e kanë ndryshuar rrënjësisht thelbin e funksionimit të kësaj gjykate, duke thënë se në praktikë ato mund ta shuajnë Specialen.Duke folur në emisionin FIVE të TV Dukagjinit, Vërtopi ka thënë se ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës prekin drejtpërdrejt kompetencën lëndore të Dhomave të Specializuara dhe mund të bëjnë që çështje të caktuara të mos trajtohen më nga kjo gjykatë në Hagë, por të kalojnë te institucionet e drejtësisë në Kosovë.“Ndryshimet e ligjit për Dhomat e Specializuara pothuajse e kanë ndryshuar komplet thelbin e funksionimit të kësaj gjykate. Konkretisht, mundem të them skajshëm që e kanë shuar këtë gjykatë”, ka deklaruar Vërtopi.Sipas tij, dispozitat e reja parashohin mundësinë që pretendimet e ngritura përmes ankesave të trajtohen në bazë të ndryshimeve ligjore, ndërsa në rastet kur gjykata shpallet jokompetente, lëndët përkatëse të dërgohen në Kosovë.“Sepse në bazë të dispozitave të këtij ligji, që pritet të nënshkruhet nga presidentja, të gjitha pretendimet sipas ankesës do të kenë të drejtë të trajtohen, apo ajo gjykatë do të shpallet jokompetente në bazë të këtij ndryshimi dhe ajo lëndë të dërgohet në Kosovë”, ka thënë ai.Vërtopi ka theksuar se ndryshimet e miratuara prekin në veçanti juridiksionin e Dhomave të Specializuara, duke e konsideruar këtë si ndryshim thelbësor në funksionimin e tyre.“Sepse kompetenca lëndore e Gjykatës Speciale tërësisht ka ndryshuar”, ka deklaruar avokati.Kuvendi i Kosovës i miratoi më 7 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ndryshimet parashohin, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të gjykatës, transferimin e rasteve që nuk hyjnë në kompetencën e saj te institucionet e drejtësisë në Kosovë, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim, si dhe mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë.Procesi i ndryshimit të li

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Avokati Florin Vërtopi ka vlerësuar se ndryshimet e miratuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar e kanë ndryshuar rrënjësisht thelbin e funksionimit të kësaj gjykate, duke thënë se në praktikë ato mund ta shuajnë Specialen.Duke folur në emisionin FIVE të TV Dukagjinit, Vërtopi ka thënë se ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës prekin drejtpërdrejt kompetencën lëndore të Dhomave të Specializuara dhe mund të bëjnë që çështje të caktuara të mos trajtohen më nga kjo gjykatë në Hagë, por të kalojnë te institucionet e drejtësisë në Kosovë.“Ndryshimet e ligjit për Dhomat e Specializuara pothuajse e kanë ndryshuar komplet thelbin e funksionimit të kësaj gjykate. Konkretisht, mundem të them skajshëm që e kanë shuar këtë gjykatë”, ka deklaruar Vërtopi.Sipas tij, dispozitat e reja parashohin mundësinë që pretendimet e ngritura përmes ankesave të trajtohen në bazë të ndryshimeve ligjore, ndërsa në rastet kur gjykata shpallet jokompetente, lëndët përkatëse të dërgohen në Kosovë.“Sepse në bazë të dispozitave të këtij ligji, që pritet të nënshkruhet nga presidentja, të gjitha pretendimet sipas ankesës do të kenë të drejtë të trajtohen, apo ajo gjykatë do të shpallet jokompetente në bazë të këtij ndryshimi dhe ajo lëndë të dërgohet në Kosovë”, ka thënë ai.Vërtopi ka theksuar se ndryshimet e miratuara prekin në veçanti juridiksionin e Dhomave të Specializuara, duke e konsideruar këtë si ndryshim thelbësor në funksionimin e tyre.“Sepse kompetenca lëndore e Gjykatës Speciale tërësisht ka ndryshuar”, ka deklaruar avokati.Kuvendi i Kosovës i miratoi më 7 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ndryshimet parashohin, ndër të tjera, kufizimin e juridiksionit të gjykatës, transferimin e rasteve që nuk hyjnë në kompetencën e saj te institucionet e drejtësisë në Kosovë, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim, si dhe mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë.Procesi i ndryshimit të li

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…