PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kf egnatiaEgnatia debuton me barazim në Ligën e Konferencës, Gruda shënon ndaj Midtjylland
1 min čitanja
Kf egnatia

Egnatia debuton me barazim në Ligën e Konferencës, Gruda shënon ndaj Midtjylland

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Egnatia e ka nisur me barazim 1-1 aventurën historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke ndarë pikët me danezët e Midtjylland në “Elbasan Arena”.Skuadra shqiptare kaloi e para në epërsi në minutën e 26-të, kur Ildi Gruda shënoi me kokë pas një harkimi nga krahu i djathtë.Megjithatë, mysafirët reaguan shpejt dhe vetëm gjashtë minuta më vonë, Gue-Sung Cho barazoi rezultatin, po ashtu me një goditje me kokë. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar golin e fitores, por mungoi saktësia në momentet vendimtare. Egnatia iu afrua golit me Haime, ndërsa Midtjylland rrezikoi disa herë portën e mbrojtur nga Dajsinani.Danezët shënuan në minutat e fundit, por goli u anulua për faull ndaj portierit, ndërsa një tjetër tentativë përfundoi në shtyllë, por aksioni ishte i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.Pavarësisht presionit të mysafirëve në fund, Egnatia arriti ta ruajë barazimin dhe ta nisë me një pikë këtë aventurë evropiane. Për rrogozhinasit, ky rezultat shënon një fillim pozitiv në paraqitjen e tyre historike në këtë fazë të garës, ndonëse mbetet edhe pakënaqësia që nuk arritën ta shfrytëzonin epërsinë për të marrë fitoren. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Egnatia e ka nisur me barazim 1-1 aventurën historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke ndarë pikët me danezët e Midtjylland në “Elbasan Arena”.Skuadra shqiptare kaloi e para në epërsi në minutën e 26-të, kur Ildi Gruda shënoi me kokë pas një harkimi nga krahu i djathtë.Megjithatë, mysafirët reaguan shpejt dhe vetëm gjashtë minuta më vonë, Gue-Sung Cho barazoi rezultatin, po ashtu me një goditje me kokë. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar golin e fitores, por mungoi saktësia në momentet vendimtare. Egnatia iu afrua golit me Haime, ndërsa Midtjylland rrezikoi disa herë portën e mbrojtur nga Dajsinani.Danezët shënuan në minutat e fundit, por goli u anulua për faull ndaj portierit, ndërsa një tjetër tentativë përfundoi në shtyllë, por aksioni ishte i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.Pavarësisht presionit të mysafirëve në fund, Egnatia arriti ta ruajë barazimin dhe ta nisë me një pikë këtë aventurë evropiane. Për rrogozhinasit, ky rezultat shënon një fillim pozitiv në paraqitjen e tyre historike në këtë fazë të garës, ndonëse mbetet edhe pakënaqësia që nuk arritën ta shfrytëzonin epërsinë për të marrë fitoren. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…