Bosnja dhe hercegovinaTrumpi dyshon te shefja e kabinetit, Wiles - polemika rreth lobimit të vajzës së saj në Republikën Serbe
2 min čitanja
Bosnja dhe hercegovina
Trumpi dyshon te shefja e kabinetit, Wiles - polemika rreth lobimit të vajzës së saj në Republikën Serbe
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e shkarkimit të shefes së kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, ndërsa raportohet se ka pyetur aleatët e tij për emra të mundshëm që mund ta zëvendësojnë atë.Sipas Politico, Trump ka zhvilluar biseda me persona të afërt për të marrë mendimin e tyre rreth Wilesit, një prej bashkëpunëtoreve të tij më të besuara. Në mesin e çështjeve që kanë tërhequr vëmendjen e presidentit janë edhe raportimet për angazhimin e vajzës së saj, Katie Wiles, në një kompani lobimi që përfaqëson Republikën Serbe në Shtetet e Bashkuara.Katie Wiles është partnere në kompaninë Continental Strategy, e cila në shkurt të këtij viti nënshkroi kontratë për lobim në interes të Republikës Serbe, me vlerë prej 35 mijë dollarësh në muaj, sipas dokumenteve të regjistruara në SHBA.Megjithatë, kompania ka deklaruar se Katie Wiles nuk ka lobuar te zyrtarët amerikanë në emër të këtij entiteti. Sipas saj, ajo kishte vizituar Republikën Srpska në gusht për një angazhim tjetër biznesor, duke ofruar mbështetje në komunikim strategjik për një kompani amerikane. Vajza e shefes së stafit të Trumpit është partnere në firmën që lobon për Republika Srpska Polemikat janë shtuar edhe pas raportimeve se Susie Wiles u takua në Shtëpinë e Bardhë me Zheljka Cvijanoviqin, anëtare serbe e Presidencës trepalëshe të Bosnjë-Hercegovinës dhe aleate e Milorad Dodikut. Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, takimi ishte organizuar nga Alex Garcia, partner në Continental Strategy, i cili është regjistruar si lobist për Republikën Serbe.Trumpi, ndërkohë, është përballur me shqetësime të ngjashme lidhur me dy bashkëpunëtorë të tij politikë, Chris LaCivita dhe James Blair, të cilët, sipas raportimeve mediatike, janë paguar për të ndihmuar kampin politik të Dodikut para zgjedhjeve në Bosnjë-Hercegovinë. Presidenti amerikan ka deklaruar se do të shqyrtojë nëse ekziston ndonjë konflikt interesi.Mes emrave të përmendur si kandidatë të mundshëm për ta zëvendësuar Wilesin ja
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.