Jeton zulfajZulfaj takohet me Kos në Bruksel, diskuton për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe Ligjin për Specialen
2 min čitanja
Jeton zulfaj
Zulfaj takohet me Kos në Bruksel, diskuton për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe Ligjin për Specialen
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, është takuar të enjten në Bruksel me komisionaren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, me të cilën ka diskutuar për avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE dhe reformat që lidhen me këtë proces.Sipas njoftimit të kryenegociatorit, në takim është diskutuar për progresin e Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe zbatimin e reformave në kuadër të integrimit evropian.Zulfaj ka theksuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së dhe harmonizimin e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian.Në takim është shqyrtuar edhe progresi në kuadër të Planit të Rritjes, integrimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) dhe nismës “Roam Like at Home”, të cilat, sipas Zulfajt, Qeveria e Kosovës po i trajton me prioritet.Një nga temat kryesore të takimit ishte aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i dorëzuar më 15 dhjetor 2022.Zulfaj e ka falënderuar komisionaren Kos për angazhimin e saj në procesin e zgjerimit, ndërsa ka theksuar rëndësinë e mbështetjes aktive të Komisionit Evropian në procesin e dorëzimit të pyetësorit, marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim.Ai ka thënë se Kosova është e vetëdijshme për sfidat e procesit të zgjerimit dhe se ato do të adresohen gjatë rrugës drejt anëtarësimit në BE.Sipas njoftimit, Zulfaj ka vënë në pah edhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës për integrimin evropian, duke theksuar se mbështetja dhe investimet e BE-së kanë kontribuar në ndërtimin e institucioneve demokratike, garantimin e të drejtave të barabarta dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian ta njohë dhe vlerësojë përkushtimin e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për zbatimin e reformave.Në takimin mes Zulfajt dhe Kos është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, përfshirë ligjin për Dhomat e Specializuara, të mi
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.