Foto: TelegrafiIz objave izvora
Plani i Bordit të Paqes së presidentit amerikan Donald Trumpit për vendosjen e një force ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, sipas gazetës britanike The Guardian, po has në telashe.Sipas The Guardian Izraeli nuk po lejon nisjen e ndërtimit të një baze ushtarake ku do të qëndronin trupat ndërkombëtare, përfshirë ushtarë nga Kosova dhe Maroku.Sipas raportimit të gazetës britanike The Guardian, baza e planifikuar do të shërbente për vendosjen e përkohshme të 150 ushtarëve ndërkombëtarë, si pjesë e një force më të gjerë prej 500 trupash nga Maroku dhe Kosova, të cilët tashmë janë dërguar në kuadër të këtij angazhimi.Kontrata për ndërtimin e bazës iu dha në gusht kompanisë amerikane Arkel International, me seli në Luiziana. Megjithatë, dy muaj më vonë, punimet ende nuk kanë nisur, pasi Izraeli nuk po lejon hyrjen e kontraktuesve dhe kamionëve në Gaza.Një person me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje i ka thënë The Guardian se pa lejen e Izraelit, projekti nuk mund të vazhdojë.Baza e përkohshme parashihet të ndërtohet në një hapësirë të fortifikuar prej rreth 100 me 100 metrash, në një lokacion që më parë ishte shfrytëzuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.