PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Nidal malik hasanTrump vendos: Pushkatimi i ish-majorit të ushtrisë amerikane nuk do të transmetohet drejtpërdrejt
2 min čitanja
Nidal malik hasan

Trump vendos: Pushkatimi i ish-majorit të ushtrisë amerikane nuk do të transmetohet drejtpërdrejt

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ekzekutimi i Nidal Malik Hasanit, ish-majorit të ushtrisë amerikane të dënuar për vrasjen e 13 personave në bazën ushtarake Fort Hood në vitin 2009, nuk do të transmetohet drejtpërdrejt.Në një reagim të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social, Trump e cilësoi Hasanin si “tradhtar” dhe “njeri shumë të keq”, duke theksuar se ai vrau 13 persona, përfshirë një ushtare shtatzënë, e cila humbi jetën bashkë me djalin e saj të palindur. Nga sulmi u plagosën rëndë edhe 32 persona të tjerë.Trump argumentoi se transmetimi i ekzekutimit mund të shërbente si një masë parandaluese, duke i treguar botës mënyrën se si Shtetet e Bashkuara veprojnë ndaj terroristëve. Megjithatë, ai tha se shumë njerëz do të preferonin të mos e shihnin ekzekutimin, përmes transmetimit apo mjeteve të tjera pamore.Sipas presidentit amerikan, Hasani do të ekzekutohet me pushkatim, sipas planifikimit, por procesi nuk do të transmetohet drejtpërdrejt.Trump shtoi se familjarët e afërt të viktimave do të kenë mundësinë ta ndjekin ekzekutimin nga afër, nëse dëshirojnë, duke theksuar se ata meritojnë ta dëshmojnë drejtësinë.Në reagimin e tij, Trump kritikoi gjithashtu administratën e ish-presidentit Barack Obama për mënyrën se si FBI-ja trajtoi komunikimet e Hasanit me klerikun radikal Anwar al-Awlaki, me të cilin ai kishte shkëmbyer mesazhe elektronike para sulmit.Sipas Trumpit, hetuesit e FBI-së kishin arritur në përfundimin se emailet nuk përbënin kërcënim, një vlerësim që më vonë u konsiderua si një dështim i rëndësishëm i inteligjencës amerikane. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ekzekutimi i Nidal Malik Hasanit, ish-majorit të ushtrisë amerikane të dënuar për vrasjen e 13 personave në bazën ushtarake Fort Hood në vitin 2009, nuk do të transmetohet drejtpërdrejt.Në një reagim të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social, Trump e cilësoi Hasanin si “tradhtar” dhe “njeri shumë të keq”, duke theksuar se ai vrau 13 persona, përfshirë një ushtare shtatzënë, e cila humbi jetën bashkë me djalin e saj të palindur. Nga sulmi u plagosën rëndë edhe 32 persona të tjerë.Trump argumentoi se transmetimi i ekzekutimit mund të shërbente si një masë parandaluese, duke i treguar botës mënyrën se si Shtetet e Bashkuara veprojnë ndaj terroristëve. Megjithatë, ai tha se shumë njerëz do të preferonin të mos e shihnin ekzekutimin, përmes transmetimit apo mjeteve të tjera pamore.Sipas presidentit amerikan, Hasani do të ekzekutohet me pushkatim, sipas planifikimit, por procesi nuk do të transmetohet drejtpërdrejt.Trump shtoi se familjarët e afërt të viktimave do të kenë mundësinë ta ndjekin ekzekutimin nga afër, nëse dëshirojnë, duke theksuar se ata meritojnë ta dëshmojnë drejtësinë.Në reagimin e tij, Trump kritikoi gjithashtu administratën e ish-presidentit Barack Obama për mënyrën se si FBI-ja trajtoi komunikimet e Hasanit me klerikun radikal Anwar al-Awlaki, me të cilin ai kishte shkëmbyer mesazhe elektronike para sulmit.Sipas Trumpit, hetuesit e FBI-së kishin arritur në përfundimin se emailet nuk përbënin kërcënim, një vlerësim që më vonë u konsiderua si një dështim i rëndësishëm i inteligjencës amerikane. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…