Foto: TelegrafiIz objave izvora
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka dënuar përdorimin e flamurit me simbolin e UÇK-së në akte vandalizmi, duke theksuar se ky simbol nuk duhet të lidhet me dhunën, shkatërrimin apo plaçkitjet.Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, OVL-UÇK ka thënë se flamuri i UÇK-së përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar përmes sakrificës.Sipas kësaj organizate, simboli i UÇK-së nuk mund të përdoret për të justifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike dhe private.“Si i tillë, kurrë nuk mund të përdoret për të justifikuar, identifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike apo private”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.Organizata ka theksuar se çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por ka vlerësuar se pakënaqësitë, pavarësisht sa të mëdha janë, nuk mund të shërbejnë si arsyetim për lidhjen e flamurit të UÇK-së me veprime të dhunshme.“Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet”, thuhet më tej në reagim.Në fund, OVL-UÇK u ka bërë thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave që të tregojnë kujdes dhe të ruajnë dinjitetin e simbolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.“U bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave, të ruajnë dinjitetin dhe shenjtërinë e këtij simboli”, përfundon reagimi.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.