Foto: TelegrafiIz objave izvora
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të marrë pjesë në grupin punues të formuar për të hartuar mbrojtjen në shkallën e dytë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Dhomat e Specializuara në Hagë.Këtë e ka konfirmuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka bërë të ditur se për përfaqësimin e partisë në këtë grup i ka kërkuar shefes së Grupit Parlamentar që të propozojë akademikun Kujtim Shala.Abdixhiku ka thënë se në rast se Shala nuk mund të marrë pjesë, LDK-ja do të përfaqësohet nga deputetja Jehona Lushaku-Sadriu.“Po natyrisht, do të marrim pjesë. I kërkova shefes së grupit parlamentar që të propozojë akademik, Kujtim Shalën. Nëse akademiku Kujtim Shala nuk mund të marrë pjesë, atëherë me siguri do të jetë vetë Jehona Lushaku-Sadriu”, ka deklaruar Abdixhiku.Ai ka vlerësuar se përpjekjet e përbashkëta në këtë drejtim janë të mirëseardhura, por ka paralajmëruar kundër nismave që, sipas tij, nuk kanë efekt juridik dhe mund të krijojnë pritshmëri të pabazuara te qytetarët.“Çdo përpjekje e përbashkët kombëtare është e mirëseardhur, për aq sa nuk i mashtrojmë qytetarët e Kosovës me iniciativa që s’kanë efekt juridik, gjithçka tjetër është e pranueshme”, ka thënë kreu i LDK-së.Pjesëmarrja e LDK-së në grupin punues vjen në kuadër të përpjekjeve për të koordinuar angazhimet lidhur me fazën e dytë të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë./Telegrafi.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.