PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bajram begajBegaj thirrje për dialog: Të mos lejojmë që tensionet të cenojnë stabilitetin e vendit
2 min čitanja
Bajram begaj

Begaj thirrje për dialog: Të mos lejojmë që tensionet të cenojnë stabilitetin e vendit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas protestave dhe akteve të dhunës të ditëve të fundit, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe aktorëve të përfshirë të zgjedhin dialogun dhe maturinë.Në një nje video mesazh, kreu i shtetit theksoi se zëri i çdo qytetari, veçanërisht i të rinjve, duhet të dëgjohet, por nënvizoi se dhuna nuk mund të jetë rruga për zgjidhjen e problemeve.Begaj apeloi për ruajtjen e qetësisë, respektimin e rendit kushtetues dhe angazhimin e të gjitha palëve në një proces dialogu në interes të rinisë dhe të Shqipërisë.Të dashur qytetarë,Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve.Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit.Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë dhe nuk e vë askush në diskutim.Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike.Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë.U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues.Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas protestave dhe akteve të dhunës të ditëve të fundit, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe aktorëve të përfshirë të zgjedhin dialogun dhe maturinë.Në një nje video mesazh, kreu i shtetit theksoi se zëri i çdo qytetari, veçanërisht i të rinjve, duhet të dëgjohet, por nënvizoi se dhuna nuk mund të jetë rruga për zgjidhjen e problemeve.Begaj apeloi për ruajtjen e qetësisë, respektimin e rendit kushtetues dhe angazhimin e të gjitha palëve në një proces dialogu në interes të rinisë dhe të Shqipërisë.Të dashur qytetarë,Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve.Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit.Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë dhe nuk e vë askush në diskutim.Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike.Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë.U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues.Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…