PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Davor ivo stierEurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb
2 min čitanja
Davor ivo stier

Eurodeputeti kroat: Asnjë politikë s’e ndryshon faktin historik që Kosova, Kroacia e Bosnja ishin viktima të agresionit serb

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Eurodeputeti kroat, Davor Ivo Stier, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë nuk e ndryshon faktin historik se Kosova, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina ishin viktima të agresionit të regjimit të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.Në një intervistë për Euronews Albania, Stier u pyet për procesin gjyqësor në Hagë, ndërsa theksoi se faktet historike për luftërat në ish-Jugosllavi nuk duhet të anashkalohen apo të relativizohen nga zhvillimet politike.“Ky është një fakt historik që nuk duhet të dobësohet nga asnjë politikë. Kroacia, Kosova, Bosnje e Hercegovina, e ndoshta edhe Sllovenia, ishin viktima të një agresioni që u nis nga Serbia dhe presidenti i saj. Ky është një fakt që nuk duhet anashkaluar”, deklaroi eurodeputeti kroat.Stier kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, autoritetet serbe e paraqesin ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, duke u përqendruar te bombardimet, pa i trajtuar ngjarjet që i paraprinë asaj ndërhyrjeje.“Kur i dëgjon autoritetet serbe duke folur, duket se kujtojnë vetëm ndërhyrjen e NATO-s dhe bombardimet, por sillen sikur para bombardimeve nuk ka ndodhur asgjë”, tha ai.Eurodeputeti theksoi se ndërhyrja e NATO-s kishte një kontekst të caktuar historik dhe se një nga arsyet kryesore ishte ndalimi i spastrimit etnik në Kosovë.“Pati një arsye pse NATO ndërhyri dhe pse u kryen këto bombardime: për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, që ishte edhe lufta e fundit e nisur nga Millosheviqi. Këto janë fakte historike që nuk duhet të neglizhohen”, u shpreh Stier.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Eurodeputeti kroat, Davor Ivo Stier, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë nuk e ndryshon faktin historik se Kosova, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina ishin viktima të agresionit të regjimit të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.Në një intervistë për Euronews Albania, Stier u pyet për procesin gjyqësor në Hagë, ndërsa theksoi se faktet historike për luftërat në ish-Jugosllavi nuk duhet të anashkalohen apo të relativizohen nga zhvillimet politike.“Ky është një fakt historik që nuk duhet të dobësohet nga asnjë politikë. Kroacia, Kosova, Bosnje e Hercegovina, e ndoshta edhe Sllovenia, ishin viktima të një agresioni që u nis nga Serbia dhe presidenti i saj. Ky është një fakt që nuk duhet anashkaluar”, deklaroi eurodeputeti kroat.Stier kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, autoritetet serbe e paraqesin ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, duke u përqendruar te bombardimet, pa i trajtuar ngjarjet që i paraprinë asaj ndërhyrjeje.“Kur i dëgjon autoritetet serbe duke folur, duket se kujtojnë vetëm ndërhyrjen e NATO-s dhe bombardimet, por sillen sikur para bombardimeve nuk ka ndodhur asgjë”, tha ai.Eurodeputeti theksoi se ndërhyrja e NATO-s kishte një kontekst të caktuar historik dhe se një nga arsyet kryesore ishte ndalimi i spastrimit etnik në Kosovë.“Pati një arsye pse NATO ndërhyri dhe pse u kryen këto bombardime: për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, që ishte edhe lufta e fundit e nisur nga Millosheviqi. Këto janë fakte historike që nuk duhet të neglizhohen”, u shpreh Stier.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…