PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Avokati i popullitAvokati i Popullit i kundërpërgjigjet Speciales: Që nga viti 2021 nuk u janë përgjigjur shqetësimeve tona
2 min čitanja
Avokati i popullit

Avokati i Popullit i kundërpërgjigjet Speciales: Që nga viti 2021 nuk u janë përgjigjur shqetësimeve tona

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratën e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 13 tetorit 2026, duke kundërshtuar interpretimin se përgjegjësia e Zyrës së Avokatit të Popullit në Hagë e përjashton mandatin e këtij institucioni për monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çështjet që lidhen me Gjykatën Speciale.Në reagimin e nënshkruar nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj, thuhet se Institucioni i Avokatit të Popullit, i themeluar me Kushtetutën e Kosovës, ka mandat të përgjithshëm për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.Qelaj ka theksuar se, në përgjigjen zyrtare të dërguar më 13 tetor kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka paraqitur argumentet juridike lidhur me mandatin dhe kompetencat e institucionit që drejton.Sipas tij, përgjegjësia ekskluzive e Zyrës së Avokatit të Popullit në Hagë nuk nënkupton automatikisht se institucionit të Kosovës i mohohet kompetenca për t'u angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çështjet që lidhen me Dhomat e Specializuara.“Përgjegjësia ekskluzive dhe kompetenca ekskluzive përbëjnë dy koncepte juridike të dallueshme, të cilat nuk mund të përdoren si sinonime”, thuhet në reagim.Qelaj ka argumentuar se përgjegjësia ekskluzive nënkupton detyrimin e posaçëm të një institucioni për të përmbushur një funksion të caktuar, ndërsa kompetenca ekskluzive nënkupton autorizimin ligjor për të vepruar duke përjashtuar institucionet e tjera.Ai ka ngritur gjithashtu shqetësimin se Zyra e Avokatit të Popullit në Hagë, sipas vlerësimit të tij, deri më tani nuk e ka ushtruar në praktikë funksionin monitorues për t'iu përgjigjur shqetësimeve lidhur me të drejtat e njeriut të personave që janë subjekt i procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara.Sipas Qelajt, ekzistenca e një zyre të caktuar, pa ushtrimin efektiv të mandatit të saj, nuk duhet ta pengojë një institucion tjetër të themeluar me Kushtetutë që të kryejë monitorim

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratën e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 13 tetorit 2026, duke kundërshtuar interpretimin se përgjegjësia e Zyrës së Avokatit të Popullit në Hagë e përjashton mandatin e këtij institucioni për monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çështjet që lidhen me Gjykatën Speciale.Në reagimin e nënshkruar nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj, thuhet se Institucioni i Avokatit të Popullit, i themeluar me Kushtetutën e Kosovës, ka mandat të përgjithshëm për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.Qelaj ka theksuar se, në përgjigjen zyrtare të dërguar më 13 tetor kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka paraqitur argumentet juridike lidhur me mandatin dhe kompetencat e institucionit që drejton.Sipas tij, përgjegjësia ekskluzive e Zyrës së Avokatit të Popullit në Hagë nuk nënkupton automatikisht se institucionit të Kosovës i mohohet kompetenca për t'u angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në çështjet që lidhen me Dhomat e Specializuara.“Përgjegjësia ekskluzive dhe kompetenca ekskluzive përbëjnë dy koncepte juridike të dallueshme, të cilat nuk mund të përdoren si sinonime”, thuhet në reagim.Qelaj ka argumentuar se përgjegjësia ekskluzive nënkupton detyrimin e posaçëm të një institucioni për të përmbushur një funksion të caktuar, ndërsa kompetenca ekskluzive nënkupton autorizimin ligjor për të vepruar duke përjashtuar institucionet e tjera.Ai ka ngritur gjithashtu shqetësimin se Zyra e Avokatit të Popullit në Hagë, sipas vlerësimit të tij, deri më tani nuk e ka ushtruar në praktikë funksionin monitorues për t'iu përgjigjur shqetësimeve lidhur me të drejtat e njeriut të personave që janë subjekt i procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara.Sipas Qelajt, ekzistenca e një zyre të caktuar, pa ushtrimin efektiv të mandatit të saj, nuk duhet ta pengojë një institucion tjetër të themeluar me Kushtetutë që të kryejë monitorim

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…