KroaciaKroacia i vendos tetë kushte Malit të Zi për anëtarësim në BE
2 min čitanja
Kroacia
Kroacia i vendos tetë kushte Malit të Zi për anëtarësim në BE
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kroacia u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një dokument me tetë kërkesa që Mali i Zi duhet t’i përmbushë përpara anëtarësimit në BE. Në mesin e tyre janë çështjet e krimeve të luftës, kompensimi për ish-të burgosurit e kampit të Morinjit dhe kthimi i anijes shkollore “Jadran”.Sipas dokumentit të dërguar në Bruksel, Zagrebi vlerëson se përparimi në zgjidhjen e këtyre çështjeve do t’i hapte rrugë mbështetjes së përfundimit të negociatave të anëtarësimit të Malit të Zi dhe ratifikimit të traktatit të anëtarësimit.Tetë kërkesat lidhen kryesisht me pasojat e luftërave të viteve 1990 dhe mosmarrëveshjet dypalëshe. Gjashtë prej tyre përfshihen në kapitullin 23 të negociatave, që mbulon gjyqësorin dhe të drejtat themelore, ndërsa dy të tjerat lidhen me kapitullin 31, për politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.Një nga kërkesat kryesore është kompensimi për shtetasit kroatë që u mbajtën në kampin e Morinjit në Mal të Zi, ku nga viti 1991 deri më 1992 u burgosën më shumë se 300 civilë dhe robër lufte kroatë. Kroacia kërkon gjithashtu që pllaka përkujtimore në ish-kamp të mbetet përgjithmonë e dukshme, raportojnë mediat.Zagrebi kërkon edhe ndryshimin e emrit të pishinës komunale në Kotor, që mban emrin e ish-lojtarit të vaterpolit, Zoran Gopçeviq, për të cilin pala kroate pretendon se kishte shërbyer si rojë në kampin e Morinjit. Kroacia e "kushtëzoi me 2.4 miliardë euro" anëtarësimin e Malit të Zi, reagon presidenti malazez Në dokument përfshihet edhe kërkesa për bashkëpunim të plotë në zbardhjen e fatit të 14 shtetasve kroatë të zhdukur në fillim të viteve 1990, si dhe përparim në ndjekjen penale të përgjegjësve për krime lufte. Kroacia kërkon gjithashtu zgjidhjen e çështjeve pronësore që prekin familje kroate në Tivat dhe në zonën e Bokës së Kotorrit.Një tjetër pikë e rëndësishme është kthimi i anijes shkollore “Jadran”, e cila para shpërbërjes së Jugosllavisë ishte e stacionuar në Split, por ndodhej në Mal të Zi për riparime kur shpërtheu lufta në
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.