Foto: TelegrafiIz objave izvora
Ekonomia po ecën mbarë. Këtë nuk e themi ne, por e thonë dy nga institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, thonë nga VLEN."Që të dyja këto institucione e kanë rritur parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për këtë vit. FMN-ja nga 3,1 në 3,5 për qind, ndërsa Banka Botërore nga 2,9 në 3,2 për qind.Shkurt e shqip, të dyja këto institucione presin që ekonomia jonë të ecë më mirë sesa parashikonin më parë. Këto vlerësime na japin edhe më shumë shtytje për të punuar. Sidomos në ekonomi, ku kemi marrë përgjegjësinë për ta udhëhequr këtë dikaster.Banka Botërore i veçon investimet në infrastrukturë si një nga shtytësit kryesorë të rritjes ekonomike. Sot kemi ekspansion infrastrukturor në vend.Autostrada Shkup–Bllacë është pritur me dekada. Përfundimi i saj tashmë nuk vihet në diskutim. Si VLEN, kësaj pune do t’i vëmë PIKË. Kjo lidhje me Kosovën ka rëndësi të drejtpërdrejtë për qytetarët, tregtinë dhe kompanitë tona.Në Koridorin 8, që për ne është projekt strategjik, kemi segmentet Tetovë–Gostivar, Gostivar–Bukojçan dhe Kërçovë–Ohër. Më 12 tetor vumë gurthemelin edhe për Bukojçan–Kërçovën.Autostrada Bukojçan–Kërçova plotëson hallkën e rëndësishme të lidhjes së Pollogut me Kërçovën dhe Ohrin, në korridorin që na lidh me Shqipërinë dhe portet e Adriatikut.Këto projekte duhen parë bashkë. Ato forcojnë lidhjet me rajonin dhe hapin mundësi të reja për ekonominë tonë.Për një biznes, çdo orë e humbur në rrugë është shpenzim. Transporti më i shpejtë ul kostot, lehtëson furnizimin dhe daljen në tregje të reja. Kjo krijon kushte që kompanitë të zgjerojnë prodhimin dhe të hapin vende pune.Prandaj përfundimi i këtyre rrugëve mbetet një nga angazhimet tona kryesore në qeveri. Krahas investimeve, rëndësi për qytetarin kanë edhe shpenzimet e përditshme. Edhe këtu kemi një dallim shumë të qartë.Në maj të vitit 2024, me qeverisjen e kaluar, inflacioni ishte 4,5 për qind. Në shtator të këtij viti, me ne në qeveri ishte 2,7 për
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.