PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Hayden panettiereVladimir Klitschko merr të drejtën për të menaxhuar pasuritë e vajzës pas vdekjes së Hayden Panettiere
2 min čitanja
Hayden panettiere

Vladimir Klitschko merr të drejtën për të menaxhuar pasuritë e vajzës pas vdekjes së Hayden Panettiere

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Vladimir Klitschko ka marrë miratimin e një gjykate në Los Angeles për të administruar përkohësisht trashëgiminë e vajzës së tij 11-vjeçare, Kaya, të cilën e ka me aktoren e ndjerë Hayden Panettiere. Ish-boksieri kërkoi ndërhyrjen e gjykatës nga frika se një pjesë e pasurisë së aktores mund të humbiste ose të përfundonte në duar të gabuara.Sipas raportimit, pasuria e Hayden Panettiere vlerësohet në rreth gjashtë milionë dollarë. Hayden dhe ish-partneriAktorja nuk kishte lënë testament, ndërsa Kaya është trashëgimtarja e vetme e saj. Klitschko kishte shprehur shqetësimin se disa sende personale të aktores mund të ishin marrë nga persona jashtë familjes dhe se bizhuteritë e saj mund të ishin tentuar të shiteshin në një dyqan pengjesh.Me vendimin e gjykatës, Klitschko mund të ndërmarrë hapa ligjorë për të mbrojtur trashëgiminë e vajzës, përfshirë procedurat e trashëgimisë, detyrimet tatimore dhe bashkëpunimin me autoritetet për gjetjen e sendeve që mund të jenë marrë.Hayden Panettiere ndërroi jetë më 16 gusht, në moshën 36-vjeçare.Sipas raportit të mjekut ligjor, vdekja e saj u shkaktua nga një mbidozë aksidentale e një kombinimi substancash, përfshirë fentanilin.Hetimet për rrethanat e vdekjes vazhdojnë.Klitschko dhe Panettiere kishin qenë në një lidhje me ndërprerje nga viti 2009 deri në vitin 2018 dhe kishin qenë të fejuar. Vajza e tyre, Kaya, lindi në dhjetor të vitit 2014 dhe pas ndarjes së çiftit mbeti nën kujdesin e babait të saj.Procedura gjyqësore për administrimin e trashëgimisë ende nuk ka përfunduar, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 7 dhjetor. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Vladimir Klitschko ka marrë miratimin e një gjykate në Los Angeles për të administruar përkohësisht trashëgiminë e vajzës së tij 11-vjeçare, Kaya, të cilën e ka me aktoren e ndjerë Hayden Panettiere. Ish-boksieri kërkoi ndërhyrjen e gjykatës nga frika se një pjesë e pasurisë së aktores mund të humbiste ose të përfundonte në duar të gabuara.Sipas raportimit, pasuria e Hayden Panettiere vlerësohet në rreth gjashtë milionë dollarë. Hayden dhe ish-partneriAktorja nuk kishte lënë testament, ndërsa Kaya është trashëgimtarja e vetme e saj. Klitschko kishte shprehur shqetësimin se disa sende personale të aktores mund të ishin marrë nga persona jashtë familjes dhe se bizhuteritë e saj mund të ishin tentuar të shiteshin në një dyqan pengjesh.Me vendimin e gjykatës, Klitschko mund të ndërmarrë hapa ligjorë për të mbrojtur trashëgiminë e vajzës, përfshirë procedurat e trashëgimisë, detyrimet tatimore dhe bashkëpunimin me autoritetet për gjetjen e sendeve që mund të jenë marrë.Hayden Panettiere ndërroi jetë më 16 gusht, në moshën 36-vjeçare.Sipas raportit të mjekut ligjor, vdekja e saj u shkaktua nga një mbidozë aksidentale e një kombinimi substancash, përfshirë fentanilin.Hetimet për rrethanat e vdekjes vazhdojnë.Klitschko dhe Panettiere kishin qenë në një lidhje me ndërprerje nga viti 2009 deri në vitin 2018 dhe kishin qenë të fejuar. Vajza e tyre, Kaya, lindi në dhjetor të vitit 2014 dhe pas ndarjes së çiftit mbeti nën kujdesin e babait të saj.Procedura gjyqësore për administrimin e trashëgimisë ende nuk ka përfunduar, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 7 dhjetor. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…