Britania e madheGati gjysma e britanikëve nuk do të merrnin armët në rast lufte
1 min čitanja
Britania e madhe
Gati gjysma e britanikëve nuk do të merrnin armët në rast lufte
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Gati gjysma e britanikëve do të refuzonin të merrnin armët në rast lufte, tregojnë rezultatet e një ankete të realizuar nga agjencia Ipsos. Sipas rezultateve, 48 për qind e britanikëve thanë se nuk do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre, ndërsa 36 për qind deklaruan se do ta bënin këtë në rrethana të caktuara. Për 16 për qind të të anketuarve nuk u publikuan të dhëna të veçanta. Ipsos vlerëson se përqindjet kanë mbetur pothuajse të pandryshuara krahasuar me prillin e vitit 2025, pavarësisht shqetësimeve në rritje për kërcënimet nga vende si Rusia, Kina dhe Irani. Megjithatë, anketa tregon se 51 për qind e britanikëve mbështesin rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe forcat e armatosura. Kjo përqindje është pothuajse dyfish më e lartë se në qershor të vitit 2022, kur një rritje e tillë mbështetej nga 28 për qind e të anketuarve. Anketa u realizua nga 29 shtatori deri më 1 tetor, me pjesëmarrjen e 1.090 qytetarëve britanikë të rritur. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.