Albin kurti“Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Luginë i jashtëzakonshëm”, Kurti: Ka shumë punë t’u rregulluar atje
2 min čitanja
Albin kurti
“Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Luginë i jashtëzakonshëm”, Kurti: Ka shumë punë t’u rregulluar atje
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se i mbështet shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në aspektin politik por edhe në atë material dhe financiar.Kurti pas seancës së sotme të kuvendit tha se e përshëndet faktin që në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Serbi, shqiptarët do të garojnë me një subjekt të përbashkët që quhet “Koalicioni Shqiptar”.“Ne i mbështesim shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc edhe në aspektin politik por edhe në atë material e financiar. Synimi ynë është që atyre t’u respektohen të drejtat kombëtare, qytetare, njerëzore dhe për këtë jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta. E përshëndesim faktin që në zgjedhjet atje do ta kemi një subjekt të përbashkët, që quhet “Koalicioni Shqiptar” dhe iu dëshirojmë gjithë të mirat për shkak se diskriminimi ndaj shqiptarëve është i jashtëzakonshëm”, tha Kurti, raporton KosovaPress.Tutje, ai u shpreh se në 10 vitet e fundit, asnjë polic shqiptar nga Lugina nuk është pranuar i ri në punë, ndërsa prej mbi 1 mijë e 300 të punësuarve në Spitalin e Vranjës, veç 2 mjekë janë shqiptarë, e që sipas tij, ka shumë punë për t’i rregulluar padrejtësitë atje.“Ta zëmë qe 10 vjet asnjë polic shqiptar nuk është pranuar i ri në punë prej vitit 2016 në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe prej mbi 1 mijë e 300 të punësuarve në Spitalin e Vranjës veç 2 mjekë janë shqiptarë. Ka shumë punë atje për t’i rregulluar padrejtësitë dhe që shqiptarët t’i kenë të drejtat që u takojnë atyre”, tha Kurti.Ndihma për Luginën e Preshevës ka për qëllim mbështetjen e projekteve dhe programeve për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve dhe mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.Vendimi mbështetet në memorandumin e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar. /Kp/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.