Kf malishevaMalisheva dhe Prishtina ndajnë pikët në derbin e kreut të tabelës
1 min čitanja
Kf malisheva
Malisheva dhe Prishtina ndajnë pikët në derbin e kreut të tabelës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Malisheva dhe Prishtina kanë ndarë pikët, duke barazuar 1-1 në përballjen e vlefshme për xhiron e nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” nisi me epërsi të vendasve, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 29-të.Xhemal Ibishi realizoi për 1-0 pas një aksioni të mirë individual në zonën e Prishtinës, duke i dhënë epërsinë Malishevës.Prishtina u përpoq të reagonte në vazhdim të ndeshjes, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 76-të, kur Assane Diatta ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.Penalltinë e fitoi Blendi Baftiu në minutën e 75-të. Fillimisht, gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu akordoi goditje dënimi, por pas ndërhyrjes dhe rishikimit të situatës nga dhoma e VAR-it, vendimi u ndryshua dhe Prishtinës iu dha penallti.Deri në fund të takimit, rezultati nuk ndryshoi dhe të dyja skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë.Pas këtij barazimi, Malisheva dhe Prishtina kanë nga 20 pikë në tabelën e Superligës. Malisheva ruan pozitën e parë, ndërsa Prishtina renditet e dyta, me një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.