PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Callina liangCallina Liang ekspozon barkun e tonifikuar me një bluzë të zbukuruar me kristale në premierën e “Street Fighter”
2 min čitanja
Callina liang

Callina Liang ekspozon barkun e tonifikuar me një bluzë të zbukuruar me kristale në premierën e “Street Fighter”

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Aktorja kanadeze Callina Liang u shfaq me një veshje të guximshme në premierën e filmit të ri “Street Fighter”, mbajtur më 12 tetor në teatrin TCL Chinese në Hollywood, ku ajo interpreton personazhin Chun-Li.Aktorja zgjodhi një kombinim dy pjesësh në ngjyrë bezhë, me një bluzë në stil reçipetash të dekoruar me kristale dhe një fund të gjatë deri në dysheme. Pamjen e plotësonte një bisht i gjatë që zvarritej pas saj në tapetin blu, flokët e errët të mbledhur në një gërshet dhe vathët e varur. Në premierë, Liang u shoqërua nga kolegët e saj Noah Centineo dhe Andrew Koji, të cilët interpretojnë përkatësisht Ken dhe Ryu në filmin e ri.Gjatë turneut promovues, aktorja ka eksperimentuar edhe me veshje të tjera të veçanta. Në Londër u shfaq me një fustan të gjelbër smerald nga Di Petsa, me dekolte të thellë dhe detaje metalike, ndërsa në një event në Mexico City zgjodhi një fustan të shkurtër me korse transparente dhe jakë skulpturale.Liang, e njohur gjithashtu nga seriali “Foundation” dhe filmi “Presence” i regjisorit Steven Soderbergh, iu nënshtrua një përgatitjeje intensive fizike për rolin e Chun-Li. Ajo ka treguar se gjatë stërvitjes konsumonte deri në 12 vezë në ditë dhe praktikonte taekwondo, muay thai dhe wushu për dy orë çdo ditë. Filmi “Street Fighter” pritet të dalë në kinema më 16 tetor. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Aktorja kanadeze Callina Liang u shfaq me një veshje të guximshme në premierën e filmit të ri “Street Fighter”, mbajtur më 12 tetor në teatrin TCL Chinese në Hollywood, ku ajo interpreton personazhin Chun-Li.Aktorja zgjodhi një kombinim dy pjesësh në ngjyrë bezhë, me një bluzë në stil reçipetash të dekoruar me kristale dhe një fund të gjatë deri në dysheme. Pamjen e plotësonte një bisht i gjatë që zvarritej pas saj në tapetin blu, flokët e errët të mbledhur në një gërshet dhe vathët e varur. Në premierë, Liang u shoqërua nga kolegët e saj Noah Centineo dhe Andrew Koji, të cilët interpretojnë përkatësisht Ken dhe Ryu në filmin e ri.Gjatë turneut promovues, aktorja ka eksperimentuar edhe me veshje të tjera të veçanta. Në Londër u shfaq me një fustan të gjelbër smerald nga Di Petsa, me dekolte të thellë dhe detaje metalike, ndërsa në një event në Mexico City zgjodhi një fustan të shkurtër me korse transparente dhe jakë skulpturale.Liang, e njohur gjithashtu nga seriali “Foundation” dhe filmi “Presence” i regjisorit Steven Soderbergh, iu nënshtrua një përgatitjeje intensive fizike për rolin e Chun-Li. Ajo ka treguar se gjatë stërvitjes konsumonte deri në 12 vezë në ditë dhe praktikonte taekwondo, muay thai dhe wushu për dy orë çdo ditë. Filmi “Street Fighter” pritet të dalë në kinema më 16 tetor. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…