PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KforNATO riafirmon përkushtimin ndaj KFOR-it dhe stabilitetit rajonal
2 min čitanja
Kfor

NATO riafirmon përkushtimin ndaj KFOR-it dhe stabilitetit rajonal

Reakcije čitalacaUčitavamo…

NATO ka riafirmuar përkushtimin e saj ndaj misionit të KFOR-it dhe stabilitetit rajonal, pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së misionit, të mbajtur më 14 tetor në selinë e KFOR-it në Prishtinë, shkruan Telegrafi.Sipas njoftimit të NATO-s, gjeneralmajori Roberto Vergori nga Italia ka marrë komandën e KFOR-it, duke pasuar gjeneralmajorin Özkan Ulutaş nga Turqia. Ceremoninë e drejtoi komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali George M. Wikoff, në praninë e përfaqësuesve të institucioneve në Kosovë dhe të bashkësisë ndërkombëtare.Admirali George M. Wikoff vlerësoi udhëheqjen dhe shërbimin e gjeneralmajorit Özkan Ulutaş gjatë dy mandateve të tij si komandant i KFOR-it, duke veçuar angazhimin me komunitetet anembanë Kosovës dhe punën për forcimin e marrëdhënieve me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).“Ai e bëri këtë me iniciativë, aftësi për t’u përshtatur dhe përkushtim vetëmohues ndaj misionit dhe atyre që kishte nën komandë”, deklaroi admirali George M. Wikoff, i cili vlerësoi gjithashtu sakrificat e personelit të KFOR-it dhe të familjeve të tyre.Duke folur për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, admirali George M. Wikoff theksoi procesin e optimizimit të misionit për rritjen e efektivitetit të tij. Ai shprehu besim në udhëheqjen e gjeneralmajorit Roberto Vergori dhe riafirmoi mbështetjen e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.“Roberto, faleminderit që e pranove këtë përgjegjësi”, tha admirali George M. Wikoff. Wikoff mesazh zyrtarëve të shtetit: Pozicionimi i trupave në Kosovë do të varet nga zhvillimet e sigurisë Gjeneralmajori Özkan Ulutaş theksoi se KFOR-i kishte mbetur i përqendruar në përmbushjen e mandatit të tij“Gjatë gjithë kohës, KFOR-i mbeti plotësisht i përqendruar në një qëllim të vetëm: të kontribuojë në sigurinë e qëndrueshme për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetoj

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

NATO ka riafirmuar përkushtimin e saj ndaj misionit të KFOR-it dhe stabilitetit rajonal, pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së misionit, të mbajtur më 14 tetor në selinë e KFOR-it në Prishtinë, shkruan Telegrafi.Sipas njoftimit të NATO-s, gjeneralmajori Roberto Vergori nga Italia ka marrë komandën e KFOR-it, duke pasuar gjeneralmajorin Özkan Ulutaş nga Turqia. Ceremoninë e drejtoi komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali George M. Wikoff, në praninë e përfaqësuesve të institucioneve në Kosovë dhe të bashkësisë ndërkombëtare.Admirali George M. Wikoff vlerësoi udhëheqjen dhe shërbimin e gjeneralmajorit Özkan Ulutaş gjatë dy mandateve të tij si komandant i KFOR-it, duke veçuar angazhimin me komunitetet anembanë Kosovës dhe punën për forcimin e marrëdhënieve me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).“Ai e bëri këtë me iniciativë, aftësi për t’u përshtatur dhe përkushtim vetëmohues ndaj misionit dhe atyre që kishte nën komandë”, deklaroi admirali George M. Wikoff, i cili vlerësoi gjithashtu sakrificat e personelit të KFOR-it dhe të familjeve të tyre.Duke folur për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, admirali George M. Wikoff theksoi procesin e optimizimit të misionit për rritjen e efektivitetit të tij. Ai shprehu besim në udhëheqjen e gjeneralmajorit Roberto Vergori dhe riafirmoi mbështetjen e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.“Roberto, faleminderit që e pranove këtë përgjegjësi”, tha admirali George M. Wikoff. Wikoff mesazh zyrtarëve të shtetit: Pozicionimi i trupave në Kosovë do të varet nga zhvillimet e sigurisë Gjeneralmajori Özkan Ulutaş theksoi se KFOR-i kishte mbetur i përqendruar në përmbushjen e mandatit të tij“Gjatë gjithë kohës, KFOR-i mbeti plotësisht i përqendruar në një qëllim të vetëm: të kontribuojë në sigurinë e qëndrueshme për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetoj

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…