KinaKina dyshohet për sulmin kibernetik ndaj kompanisë zvicerane hapësinore
2 min čitanja
Kina
Kina dyshohet për sulmin kibernetik ndaj kompanisë zvicerane hapësinore
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Beyond Gravity dhe qeveria zvicerane dyshojnë se Kina qëndron pas sulmit kibernetik ndaj kompanisë shtetërore që prodhon teknologji satelitore dhe raketash. Sipas hulumtimit të SRF-së, të dhënat dyshohet se janë vjedhur, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim. Në fillim të këtij muaji, u zbulua një sulm kibernetik ndaj kompanisë shtetërore zvicerane të hapësirës, Beyond Gravity. Hulumtimi i SRF-së tani tregon se përgjegjësit dyshojnë se Kina qëndron pas sulmit dhe se të dhënat mund të kenë rrjedhur. Beyond Gravity, kompani në pronësi të Konfederatës Zvicerane që prodhon teknologji satelitore dhe raketash, raportoi në fillim të këtij muaji një sulm kibernetik të synuar. Kompania e përshkroi sulmin si vepër të një “aktori shumë profesional”, duke lënë të kuptohet se mund të bëhej fjalë për një operacion të sponsorizuar nga shteti, raporton SRF.Hulumtimi i SRF-së konfirmon se Beyond Gravity dhe qeveria federale zvicerane dyshojnë se Kina është përgjegjëse për sulmin. Këtë ia kanë bërë të ditur SRF-së disa persona të përfshirë në çështje. Megjithatë, as kompania dhe as Departamenti Federal i Mbrojtjes (VBS), i cili po heton sulmin së bashku me Zyrën Federale për Sigurinë Kibernetike, nuk janë të gatshëm ta konfirmojnë zyrtarisht dyshimin për një lidhje kineze. “Origjina e sulmuesit mbetet objekt i hetimeve të vazhdueshme”, shkruan Beyond Gravity. Megjithatë, sipas informacioneve të siguruara nga SRF, Kina dyshohet se qëndron pas sulmit. “Kina e ka hapësirën në fokusin e saj” Ralph Weber, profesor në Institutin Europa të Universitetit të Bazelit, thotë se dyshimet nuk e befasojnë. Hulumtimi i tij përqendrohet, ndër të tjera, te shërbimet kineze të inteligjencës. Sipas Weberit, hapësira ka qenë prej kohësh në fokusin e agjencive të inteligjencës, ndërsa rivaliteti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës në këtë fushë është i fortë. Autoritetet ligjzbatuese janë njoftuar Beyond Gravity ka bërë të ditur se, lidhur me sulmin kibernetik, ka paraqitur një kallëzim p
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.