Barcelona do të zbresë në fushë me fanella të veçanta në El Clasicon e radhës ndaj Real Madridit, pasi në pjesën e përparme të tyre do të shfaqet fjala “GOLF”, si pjesë e një bashkëpunimi me artistin amerikan Tyler, The Creator.Gjigantët spanjollë do të përballen të dielën, më 25 tetor, në kuadër të La Ligës. Ky ndryshim i përkohshëm në fanellë vjen si pjesë e partneritetit mes Barcelonës, platformës muzikore Spotify dhe artistit, i cili qëndron pas markës GOLF WANG.Logoja e kësaj marke do të shfaqet fillimisht në fanellat e ekipit të femrave të Barcelonës, të shtunën, e më pas në ato të ekipit të meshkujve, në përballjen ndaj Real Madridit.“Tyler, The Creator vjen pas Olivia Rodrigo, Ed Sheeran, Travis Scott, Coldplay, Karol G, The Rolling Stones, Rosalía dhe Drake, artistë që më parë kanë qenë pjesë e fanellës së Barcelonës”, thuhet në njoftimin e klubit.Upcoming Clásico jersey to feature the logo of Tyler, The CreatorMore info 📰 https://t.co/auk1x4xIdU https://t.co/HEgzJvm6ki — FC Barcelona (@FCBarcelona) October 15, 2026Për herë të parë, Spotify ia ka besuar një artisti dhe markës së tij kontrollin e plotë krijues për fushatën promovuese, përfshirë përmbajtjen audiovizuale dhe grafike.Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Spotify do të organizojë një ngjarje muzikore në Barcelonë një ditë para El Clasicos, ndërsa fanella do të jetë e disponueshme edhe në lojën e futbollit virtual eFootball nga 23 tetori.Në shitje do të dalin 1.899 fanella të edicionit special, si dhe 22 të nënshkruara nga futbollistët e ekipeve të meshkujve dhe femrave. Edhe 11 fanella të tjera do të mbajnë firmën e Tyler, The Creator.Upcoming Clásico jersey to feature the logo of Tyler, The CreatorMore info 📰 https://t.co/auk1x4xIdU https://t.co/HEgzJvm6ki — FC Barcelona (@FCBarcelona) October 15, 2026Pics that hit hardFC Barcelona x @spotify x Tyler, The Creator x GOLF WANG ⛳ https://t.co/rAxXWdNoSm — FC Barcelona (@FCBarcelona) October 15, 2026Barcelona ka një histori të veçantë me sponsorët në
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
