Mediat gjermane"Kështu nuk mund të vazhdojë më"- Protestat në Shqipëri në pasqyrën e mediave gjermanishtfolëse
2 min čitanja
Mediat gjermane
"Kështu nuk mund të vazhdojë më"- Protestat në Shqipëri në pasqyrën e mediave gjermanishtfolëse
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Përshkallëzimi i protestave në Tiranë, pakënaqësia e studentëve dhe kundërshtimi i projekteve turistike në zona të mbrojtura janë në qendër të raportimeve të mediave gjermanishtfolëse. Krahas përplasjeve me policinë dhe sulmeve ndaj institucioneve, ato trajtojnë shkaqet sociale e politike të revoltës. Radioja publike zvicerane SRF ngre pyetjen nëse lëvizja studentore dhe ajo e njohur si "Revolucioni i Flamingove"do të bashkohen, duke krijuar një dinamikë të re protestash. Në vijim një përmbledhje e raportimeve. "Der Standard", Vjenë: Përshkallëzim i protestave kundër RamësGazeta austriake "Der Standard" raporton për përplasjet mes protestuesve dhe policisë të mërkurën në mbrëmje në Tiranë. Sipas saj, protestuesit sulmuan Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujëhedhës. U sulmuan dyqane, disa prej të cilave u plaçkitën pjesërisht, ndërsa iu vu zjarri edhe një dege të Raiffeisen Bank. Gazeta e lidh revoltën me protestat që vazhdojnë prej muajsh kundër korrupsionit dhe projekteve të resorteve luksoze në zona të mbrojtura. Njëri prej projekteve lidhet me një kompani në rrethin e Jared Kushnerit, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, transmeton Telegrafi. "Der Standard" thekson se protestat janë shtrirë edhe në universitetet e Elbasanit dhe të Shkodrës, ndërsa në Tiranë janë bashkuar nxënës e studentë. Ata kundërshtojnë kushtet në universitete, kostot e studimeve dhe mungesën e mbështetjes financiare e të perspektivës profesionale. Gazeta përcjell gjithashtu raportime për dhunë policore. Përmendet një video ku policët largojnë një 19-vjeçar me këmbë të thyer. Të paktën 20 protestues u arrestuan, ndërsa presidenti Bajram Begaj bëri thirrje për përgjegjësi dhe maturi. Radioja publike zvicerane SRF: "Të gjithë përbërësit tregojnë për një vjeshtë të nxehtë protestash"Redaktori i politikës së jashtme i radio publike zvicerane SRF, Janis Fahrländer, e sheh zhvillimin e mëtejshë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.