Papa leo xivPapa kaloi një "natë të qetë" në spital ndërsa po rikuperohet nga një operacion për kancerin në mushkëri - njoftoi Vatikani
2 min čitanja
Papa leo xiv
Papa kaloi një "natë të qetë" në spital ndërsa po rikuperohet nga një operacion për kancerin në mushkëri - njoftoi Vatikani
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
"Papa kaloi një natë të qetë në spital. Ai u ngrit dhe hëngri mëngjes", deklaroi Vatikani në një njoftim të shkurtër.Udhëheqësi 71-vjeçar i 1.4 miliard katolikëve në mbarë botën njoftoi të dielën se do t'i nënshtrohej një operacioni për heqjen e një mase në mushkëri.Pas ndërhyrjes në spitalin "Gemelli" të Romës të martën, Vatikani bëri të ditur se masa ishte kanceroze dhe se kirurgët kishin hequr një pjesë të mushkërisë së tij të djathtë.Të mërkurën, mjekët e tij – sipas Vatikanit – u shprehën se rikuperimi i Papës po "ecën sipas parashikimeve".Një burim nga Vatikani bëri të ditur se, të mërkurën, Papa madje ka kremtuar meshën në një dhomë të përgatitur posaçërisht në katin e 10-të të spitalit.Pope Leo XIV had a good second night in Gemelli Hospital after his lung surgery on Tuesday. The Holy See Press Office said on Thursday morning that the Pope got up and had breakfast. https://t.co/nE5ljqsbCk — Vatican News (@VaticanNews) October 15, 2026Papa është aktualisht në pritje të rezultateve të biopsisë, për të përcaktuar nëse kanceri është përhapur.Para operacionit, Vatikani kishte njoftuar se rikuperimi i Papës pritej të zgjaste një javë. Audiencat e tij janë anuluar deri më 20 tetor.Presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka qenë mjaft kritik ndaj Papës për qëndrimet e tij kundër luftës, ishte udhëheqësi i radhës që i uroi shërim të shpejtë."Është një çështje serioze kur bëhet fjalë për kancerin, por prognoza duket të jetë e mirë", tha Trump të mërkurën, pasi foli në një tubim elektoral në Arizona."Thjesht dua t'i uroj gjithë të mirat. Uroj të shërohet sa më shpejt", shtoi presidenti amerikan. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.