Arsimi në maqedoniJanevska: E kemi rritur gjithëpërfshirjen me numrin më të madh të asistentëve arsimorë, me kuadër profesional dhe teknologji assistive
2 min čitanja
Arsimi në maqedoni
Janevska: E kemi rritur gjithëpërfshirjen me numrin më të madh të asistentëve arsimorë, me kuadër profesional dhe teknologji assistive
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
"Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë është mundësi për të kujtuar se deri ku kemi arritur si shoqëri në përmbushjen e obligimit tonë për t’i mundësuar çdo fëmije të realizojë ëndrrat, talentet dhe potencialet e tij. Kjo Qeveri premtoi se do të rriste gjithëpërfshirjen e sistemit edukativo-arsimor në tërësi dhe këtë po e bëjmë", tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, gjatë shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, që u mbajt në Kuvend, në organizim të Grupit Parlamentar Ndërpartiak për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.Ajo theksoi se gjatë këtij viti shkollor është angazhuar numri më i madh i asistentëve arsimorë deri më tani: 1.602 në shkollat fillore në mbarë vendin dhe 176 në arsimin e mesëm. Gjithashtu, është në zhvillim e sipër procedura për angazhimin e një numri shtesë të personave profesionistë për asistencë arsimore."Në drejtim të rritjes së gjithëpërfshirjes është edhe forcimi i shërbimeve profesionale në shkolla, përmes angazhimit të kuadrit të nevojshëm. Paralelisht, po përmirësojmë qasjen në objektet shkollore përmes vendosjes së rampave dhe ndërtimit të tualeteve për nxënësit me nevoja të veçanta. Gjithashtu, kemi prezantuar dy kategori të reja të bursave studentore, të dedikuara për studentët me aftësi të kufizuara dhe ata me sëmundje të rralla”, shtoi ministrja.Shkolla Shtetërore për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve me Dëmtim të Shikimit „Dimitar Vllahov”, që nga viti i kaluar funksionon si qendër burimore dhe aty punojnë edukatorë specialë dhe rehabilitues, mësimdhënës dhe profesionistë të cilët janë të trajnuar për edukimin e këtyre nxënësve me nevoja të veçanta arsimore."Këtë vit shkollor, në këtë shkollë të vetme të këtij lloji në nivel shtetëror, janë regjistruar më shumë nxënës se vitin e kaluar. Kjo dëshmon njohjen e cilësisë së punës edukativo-arsimore, mundësinë për të marrë ndihmën e duhur profesionale dhe rritjen e besimit që prindërit kanë tek institucioni”, theksoi ministrja Janevska.Shkolla
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.