PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Elvana shalaElvana Shala në Forumin Botëror të Ushqimit në Romë, diskuton mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimit me Kosovën
2 min čitanja
Elvana shala

Elvana Shala në Forumin Botëror të Ushqimit në Romë, diskuton mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimit me Kosovën

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, po merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit në Romë të Italisë, me ftesë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).Gjatë këtij forumi, Shala po zhvillon takime me përfaqësues të lartë qeveritarë dhe ndërkombëtarë, me fokus në mundësitë e investimeve, bashkëpunimin ekonomik, digjitalizimin dhe krijimin e partneriteteve të reja ndërmjet Kosovës dhe shteteve të ndryshme.Në kuadër të forumit të investimeve të iniciativës “Hand-in-Hand”, ajo ka marrë pjesë në diskutime të nivelit të lartë ministror mbi potencialin e investimeve në digjitalizim dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik. Po ashtu, ka zhvilluar bisedime me përfaqësues nga Nepali, Ekuadori dhe Venezuela. Ndër bashkëbiseduesit e saj ishin ministrja e Mjedisit, Pylltarisë dhe Bujqësisë së Nepalit, Gita Chaudry, zëvendësministri i Tregtisë së Jashtme dhe Investimeve i Ekuadorit, Juan Carlos Sánchez, si dhe zëvendësministri i Peshkimit dhe Akuakulturës i Venezuelës, José Gregorio Briceño Azuaje. Një tjetër çështje e diskutuar ishte mundësia e investimeve në Kosovë nga shtetet pjesëmarrëse në sesionin e prezantimit të planeve të investimeve në sektorin agroushqimor, ku përfshiheshin Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos, Malavi, Mozambiku dhe Sierra Leone. Pas interesimit të shprehur nga Shala për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën, ministri i Bujqësisë, Mjedisit dhe Peshkimit i Mozambikut, Roberto Mito Albino, dhe ministri i Bujqësisë dhe Sigurisë Ushqimore i Republikës Demokratike të Kongos, Muhindo Nzangi Butondo, shprehën interesim për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit. Sipas komunikatës, palët janë pajtuar që kontaktet dhe diskutimet të vazhdojnë përmes Ambasadës së Kosovës në Romë, me synimin për të shqyrtuar mundësitë konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, po merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit në Romë të Italisë, me ftesë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).Gjatë këtij forumi, Shala po zhvillon takime me përfaqësues të lartë qeveritarë dhe ndërkombëtarë, me fokus në mundësitë e investimeve, bashkëpunimin ekonomik, digjitalizimin dhe krijimin e partneriteteve të reja ndërmjet Kosovës dhe shteteve të ndryshme.Në kuadër të forumit të investimeve të iniciativës “Hand-in-Hand”, ajo ka marrë pjesë në diskutime të nivelit të lartë ministror mbi potencialin e investimeve në digjitalizim dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik. Po ashtu, ka zhvilluar bisedime me përfaqësues nga Nepali, Ekuadori dhe Venezuela. Ndër bashkëbiseduesit e saj ishin ministrja e Mjedisit, Pylltarisë dhe Bujqësisë së Nepalit, Gita Chaudry, zëvendësministri i Tregtisë së Jashtme dhe Investimeve i Ekuadorit, Juan Carlos Sánchez, si dhe zëvendësministri i Peshkimit dhe Akuakulturës i Venezuelës, José Gregorio Briceño Azuaje. Një tjetër çështje e diskutuar ishte mundësia e investimeve në Kosovë nga shtetet pjesëmarrëse në sesionin e prezantimit të planeve të investimeve në sektorin agroushqimor, ku përfshiheshin Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos, Malavi, Mozambiku dhe Sierra Leone. Pas interesimit të shprehur nga Shala për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën, ministri i Bujqësisë, Mjedisit dhe Peshkimit i Mozambikut, Roberto Mito Albino, dhe ministri i Bujqësisë dhe Sigurisë Ushqimore i Republikës Demokratike të Kongos, Muhindo Nzangi Butondo, shprehën interesim për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit. Sipas komunikatës, palët janë pajtuar që kontaktet dhe diskutimet të vazhdojnë përmes Ambasadës së Kosovës në Romë, me synimin për të shqyrtuar mundësitë konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…