Zlatan elekElek largohet nga Kuvendi i Kosovës, konfirmoi anëtarësimin në partinë e Vuçiqit gjatë një debati në kuadër të fushatës zgjedhore në Serbi
2 min čitanja
Zlatan elek
Elek largohet nga Kuvendi i Kosovës, konfirmoi anëtarësimin në partinë e Vuçiqit gjatë një debati në kuadër të fushatës zgjedhore në Serbi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Në vend të tij, mandatin e ka marrë Ivica Ceniq, nga i njëjti subjekt politik, i cili ka bërë betimin në seancën e sotme, shkruan Telegrafi. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Elek e kishte paraqitur dorëheqjen më 28 shtator.“Ju njoftoj se deputeti Zllatan Elek më 28 shtator e ka paraqitur dorëheqjen nga pozita e deputetit”, ka deklaruar Haxhiu.Largimi i tij nga Kuvendi vjen në kohën kur Elek është përfshirë në debatet e fushatës zgjedhore në Serbi.Sipas mediave në gjuhën serbe, gjatë një debati për shëndetësinë në televizionin Nova, ku përfaqësonte listën “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, ai ka konfirmuar anëtarësimin në Partinë Përparimtare Serbe (SNS).“Unë jam anëtar i Partisë Përparimtare Serbe”, ka deklaruar Elek, duke pohuar gjithashtu se nuk ishte më deputet i Kuvendit të Kosovës. Deklarata për mandatin e tij kishte nxitur pikëpyetje në mediat në gjuhën serbe, pasi emri i Elekut vazhdonte të figuronte në faqen zyrtare të Kuvendit.Megjithatë, në seancën e sotme është konfirmuar se Elek e kishte paraqitur dorëheqjen më 28 shtator.Ndërkohë, gjatë debatit në televizionin Nova është ngritur edhe çështja e anëtarësimit të Elekut në SNS, partinë e Vuçiqit, krahas drejtimit të Listës Serbe, duke iu referuar kufizimeve në statutet e dy partive.Elek e ka arsyetuar këtë me faktin se Lista Serbe merr pjesë në sistemin zgjedhor të Kosovës, ndërsa SNS-ja në atë të Serbisë. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.