PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arbërie nagavciNagavci thotë se deklaratat e Daçiqit janë vazhdimësi e pretendimeve territoriale të Serbisë – kur përmend Mlladiqin, Lista serbe lëshon sallën
2 min čitanja
Arbërie nagavci

Nagavci thotë se deklaratat e Daçiqit janë vazhdimësi e pretendimeve territoriale të Serbisë – kur përmend Mlladiqin, Lista serbe lëshon sallën

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në deklarimin jashtë rendit të ditës tha se derisa Kosova vazhdon bashkërendimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-në, NATO-n për sigurinë rajonale, Serbia vazhdon me pretendime territoriale, ndërhyrje politike e pandëshkueshmërinë e krimit të organizuar.Nagavci para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se më 9 tetor në Kragujevc, kryeterroristi Milan Radoiçiq u shfaq pranë Danillo Vuçiqit, djalit të Aleksandar Vuqiçit, në tubimin e Partisë Progresive Serbe. “Organizatori i sulmi terrorist të Banjskës, i sanskionuar ndërkombëtarisht për krim të organizuar dhe korrupsion dhe ndaj të cilit është lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar përmes Interpolit vazhdon të jetë i lirë në Serbi. Kjo ndodh në kohën kur protestat kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes kanë tronditur pushtetin e Vuçiqit, ndërkaq pranë familjes së tij shfaqet një figurë e sanksionuar për lidhje me rrjete kriminale”, tha ajo, raporton Telegrafi.Tutje Nagavci theksoi se Radoiçiq ka pranuar organizmin e grupit që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, ndërkohë që Serbia nuk e ka dorëzuar para drejtësisë së Kosovës. “Shtet i papërgjegjshëm, i padenjë për çdo lloj marrëdhënie ndërkombëtare”, tha ajo. Shefja e Grupit parlamentar të LVV-së përmendi po ashtu se më 7 tetor në Rashkë, Ivica Daçiq deklaroi se flamuri serb do të valvitet mbi Prizren.“Ne nuk habitemi. Këto nuk janë deklarata vetëm elektorale, por vazhdimësi e pretendimeve territoriale nga të cilat Beogradi nuk ka hequr dorë”, tha ajo. “Por, Prizreni është qytet i Republikës së Kosovës, është kryeqendër historike e kombit shqiptar. Sovranitetin tonë nuk e prekin dot, e provuan humbën, do të humbin çdo herë”, tha ajo. Nagavci ka përmendur edhe nderimet publike për Ratko Mlladiqin, i dënuar për gjenocid, duke thënë se nderimet në Serbi e dëshmojë këtë trashëgimi politike.Në kohën kur Nagavci përmendi Ratko Mlladiqin, deputetët e Listës serbe lëshuan sallën e Kuvendit të Republikës s

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në deklarimin jashtë rendit të ditës tha se derisa Kosova vazhdon bashkërendimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-në, NATO-n për sigurinë rajonale, Serbia vazhdon me pretendime territoriale, ndërhyrje politike e pandëshkueshmërinë e krimit të organizuar.Nagavci para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se më 9 tetor në Kragujevc, kryeterroristi Milan Radoiçiq u shfaq pranë Danillo Vuçiqit, djalit të Aleksandar Vuqiçit, në tubimin e Partisë Progresive Serbe. “Organizatori i sulmi terrorist të Banjskës, i sanskionuar ndërkombëtarisht për krim të organizuar dhe korrupsion dhe ndaj të cilit është lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar përmes Interpolit vazhdon të jetë i lirë në Serbi. Kjo ndodh në kohën kur protestat kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes kanë tronditur pushtetin e Vuçiqit, ndërkaq pranë familjes së tij shfaqet një figurë e sanksionuar për lidhje me rrjete kriminale”, tha ajo, raporton Telegrafi.Tutje Nagavci theksoi se Radoiçiq ka pranuar organizmin e grupit që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, ndërkohë që Serbia nuk e ka dorëzuar para drejtësisë së Kosovës. “Shtet i papërgjegjshëm, i padenjë për çdo lloj marrëdhënie ndërkombëtare”, tha ajo. Shefja e Grupit parlamentar të LVV-së përmendi po ashtu se më 7 tetor në Rashkë, Ivica Daçiq deklaroi se flamuri serb do të valvitet mbi Prizren.“Ne nuk habitemi. Këto nuk janë deklarata vetëm elektorale, por vazhdimësi e pretendimeve territoriale nga të cilat Beogradi nuk ka hequr dorë”, tha ajo. “Por, Prizreni është qytet i Republikës së Kosovës, është kryeqendër historike e kombit shqiptar. Sovranitetin tonë nuk e prekin dot, e provuan humbën, do të humbin çdo herë”, tha ajo. Nagavci ka përmendur edhe nderimet publike për Ratko Mlladiqin, i dënuar për gjenocid, duke thënë se nderimet në Serbi e dëshmojë këtë trashëgimi politike.Në kohën kur Nagavci përmendi Ratko Mlladiqin, deputetët e Listës serbe lëshuan sallën e Kuvendit të Republikës s

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…