Protesta në tiranëGaz lotsjellës në Tiranë, thyhen xhamat e Drejtorisë Arsimore në Korçë - përshkallëzohet protestat
2 min čitanja
Protesta në tiranë
Gaz lotsjellës në Tiranë, thyhen xhamat e Drejtorisë Arsimore në Korçë - përshkallëzohet protestat
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Protestat e të rinjve për kushte më të mira në shkolla dhe universitete janë shoqëruar me përplasje me policinë, ndërsa situata është tensionuar në dy qytetet.Situata është përshkallëzuar gjatë protestave të studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë dhe Korçë, ku janë shënuar përplasje me policinë dhe incidente në hapësirat publike.Në Tiranë, policia ka hedhur gaz lotsjellës në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ku situata mes protestuesve dhe efektivëve është tensionuar. Pas hedhjes së gazit, studentët dhe gjimnazistët janë tërhequr nga zona, duke lëvizur në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Ndërkohë, situatë e tensionuar është raportuar edhe në Korçë. Të rinjtë që po protestojnë kanë shkulur sinjalistikë rrugore dhe kanë hedhur sende në drejtim të Drejtorisë Arsimore. Si pasojë, sipas pamjeve nga vendngjarja, janë thyer xhamat e institucionit.Protestuesit kërkojnë kushte më të mira në shkolla dhe universitete, ndërsa janë shprehur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.Më herët, në Korçë, policia ka ndërhyrë pasi disa protestues kanë tentuar të futen në një gjimnaz, ku janë përplasur me rojën e shkollës. Ndërhyrja e efektivëve ka bërë të mundur shpërndarjen e tyre.Protestat vijojnë në një klimë të tensionuar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime të mëtejshme nga institucionet për kërkesat e studentëve dhe gjimnazistëve. /euronews/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.