Real madridKlubet spanjolle shkruajnë histori në Ligën e Kampionëve, për herë të parë arrihet rekordi i jashtëzakonshëm
2 min čitanja
Real madrid
Klubet spanjolle shkruajnë histori në Ligën e Kampionëve, për herë të parë arrihet rekordi i jashtëzakonshëm
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Futbolli spanjoll ka shkruar histori në Ligën e Kampionëve, pasi për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni, pesë klubet e La Ligës kanë regjistruar pesë fitore në pesë ndeshje të zhvilluara brenda një xhiroje të vetme. Rekordi u kompletua pas fitores dramatike të Real Betisit ndaj Portos me rezultat 3-2.Të martën, më 13 tetor, Barcelona triumfoi me rezultat bindës 4-1 në udhëtim ndaj Galatasarayt, ndërsa Atletico Madridi mposhti Manchester Unitedin 2-0. Në të njëjtën mbrëmje, edhe Villarreal arriti fitore, duke e mposhtur Napolin me rezultat 3-1 në stadiumin e tij, Estadio de la Ceramica.Një ditë më vonë, më 14 tetor, ishte radha e Real Madridit për të dhuruar spektakël.Madrilenët përmbysën disavantazhin prej dy golash, pasi ishin në humbje 3-1 ndaj Romës, për të triumfuar në fund me rezultat 4-3 në Stadio Olimpico. Serinë historike të fitoreve e kompletoi Real Betisi, që mposhti Porton 3-2, duke bërë që të pesë përfaqësueset e futbollit spanjoll të dalin fituese në të njëjtën xhiro të Ligës së Kampionëve.Ky sukses i ka ndihmuar klubet spanjolle të forcojnë pozitën e tyre në garën evropiane. Pas rezultateve të fundit, skuadrat e La Ligës kanë regjistruar gjithsej tetë fitore në 10 ndeshje të zhvilluara deri më tani në fazën e ligës së këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.