PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Real madrid“Nëse duhet të largohem, do ta bëj” – ylli i Real Madridit trondit me deklaratën për të ardhmen
2 min čitanja
Real madrid

“Nëse duhet të largohem, do ta bëj” – ylli i Real Madridit trondit me deklaratën për të ardhmen

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Endrick ka pranuar se mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht paraqitjes vendimtare në fitoren dramatike 4-3 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.Sulmuesi i ri brazilian u inkuadrua nga banka rezervë dhe ndihmoi skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho të realizonte një përmbysje spektakolare në kryeqytetin italian. Megjithatë, pas ndeshjes, ai pranoi se e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.Real Madridi ishte në disavantazh 3-1, pas golit të hershëm të Marten De Roon dhe dy golave të Donyell Malenit, kur Endrick u aktivizua në minutën e 58-të në vend të Vinicius Juniorit.Braziliani ndryshoi rrjedhën e ndeshjes me paraqitjen e tij. Një goditje me kokë e tij u ndal nga portieri, por topi i kthyer i mundësoi Carlos Espit të shënonte në minutën e 83-të dhe të rikthente shpresat e madrilenëve. Më pas, Endrick realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të Arda Gulerit, duke barazuar rezultatin dhe duke i hapur rrugën Antonio Rudigerit për të shënuar golin e fitores në kohën shtesë.Pas ndeshjes, sulmuesi brazilian u shpreh i lumtur me kontributin e tij, duke pranuar se nuk e kishte pritur të aktivizohej aq herët.“Jam shumë i lumtur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Isha në bankën rezervë dhe thjesht falënderoja Zotin që isha këtu. Kur trajneri më thirri, në fakt u befasova, sepse ishte ende herët. Nuk kisha luajtur këtu për një kohë të gjatë dhe kisha shumë dëshirë të tregoja veten. Këtë solla në fushë dhe mendoj se bëra mirë”, deklaroi Endrick.Megjithatë, kur u pyet për të ardhmen e tij, braziliani la të hapur mundësinë e largimit nga klubi madrilen gjatë afatit kalimtar të janarit. U dënua me katër ndeshje moslojë, Vinicius thyen heshtjen dhe shpërthen ndaj La Ligas “Unë i marr gjërat ditë pas dite. Nëse duhet të largohem në janar, do të largohem; nëse duhet të qëndroj, do të qëndroj. Do të bëj atë që Zoti ma vendos në zemër”, u shpreh ai. “Jam shumë mirënjohës ndaj Mourinhos. Ai është njëri prej trajnerëve të parë që ka folur vërtet si

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Endrick ka pranuar se mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht paraqitjes vendimtare në fitoren dramatike 4-3 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.Sulmuesi i ri brazilian u inkuadrua nga banka rezervë dhe ndihmoi skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho të realizonte një përmbysje spektakolare në kryeqytetin italian. Megjithatë, pas ndeshjes, ai pranoi se e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.Real Madridi ishte në disavantazh 3-1, pas golit të hershëm të Marten De Roon dhe dy golave të Donyell Malenit, kur Endrick u aktivizua në minutën e 58-të në vend të Vinicius Juniorit.Braziliani ndryshoi rrjedhën e ndeshjes me paraqitjen e tij. Një goditje me kokë e tij u ndal nga portieri, por topi i kthyer i mundësoi Carlos Espit të shënonte në minutën e 83-të dhe të rikthente shpresat e madrilenëve. Më pas, Endrick realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të Arda Gulerit, duke barazuar rezultatin dhe duke i hapur rrugën Antonio Rudigerit për të shënuar golin e fitores në kohën shtesë.Pas ndeshjes, sulmuesi brazilian u shpreh i lumtur me kontributin e tij, duke pranuar se nuk e kishte pritur të aktivizohej aq herët.“Jam shumë i lumtur. Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Isha në bankën rezervë dhe thjesht falënderoja Zotin që isha këtu. Kur trajneri më thirri, në fakt u befasova, sepse ishte ende herët. Nuk kisha luajtur këtu për një kohë të gjatë dhe kisha shumë dëshirë të tregoja veten. Këtë solla në fushë dhe mendoj se bëra mirë”, deklaroi Endrick.Megjithatë, kur u pyet për të ardhmen e tij, braziliani la të hapur mundësinë e largimit nga klubi madrilen gjatë afatit kalimtar të janarit. U dënua me katër ndeshje moslojë, Vinicius thyen heshtjen dhe shpërthen ndaj La Ligas “Unë i marr gjërat ditë pas dite. Nëse duhet të largohem në janar, do të largohem; nëse duhet të qëndroj, do të qëndroj. Do të bëj atë që Zoti ma vendos në zemër”, u shpreh ai. “Jam shumë mirënjohës ndaj Mourinhos. Ai është njëri prej trajnerëve të parë që ka folur vërtet si

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…