PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Jorge jesusYlli i Portugalisë shpreson në rikthimin e Ronaldos: Të zgjidhet gjithçka sa më mirë
2 min čitanja
Jorge jesus

Ylli i Portugalisë shpreson në rikthimin e Ronaldos: Të zgjidhet gjithçka sa më mirë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mesfushori i Paris Saint-Germainit dhe i Përfaqësueses së Portugalisë, Vitinha, ka komentuar situatën e krijuar rreth Cristiano Ronaldos, pas largimit të tij nga grumbullimi i kombëtares gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar dhe përplasjes me trajnerin Jorge Jesus.Vitinha shpreson që mosmarrëveshjet të zgjidhen sa më shpejt dhe që ylli portugez të rikthehet në përfaqësuese, duke theksuar se ky është dëshira e të gjithëve brenda ekipit. “Ka qenë një grumbullim kaotik, i mbushur me emocione. Sa më përket mua, shpresoj vetëm që gjithçka të zgjidhet në mënyrën më të mirë”. “Shpresoj që ai të rikthehet dhe që gjithçka të përfundojë mirë. E vërteta është se këtë e dëshirojmë të gjithë. Shpresoj që ai të kthehet dhe gjithçka të zgjidhet”, deklaroi Vitinha.Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo publikoi një reagim të gjatë, në të cilin shpjegoi rrethanat që çuan në largimin e tij nga grumbullimi i Portugalisë. Sulmuesi i Al-Nassr bëri të ditur se arsyeja kryesore ishte mosmarrëveshja me trajnerin Jorge Jesus lidhur me minutat e tij në fushë.Pavarësisht kërkimfaljes së Ronaldos, Federata Portugeze e Futbollit e ka pezulluar përkohësisht yllin e saj. Ai rrezikon një dënim nga një deri në gjashtë muaj, si dhe një gjobë të konsiderueshme, në varësi të vendimit përfundimtar të autoriteteve përkatëse. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mesfushori i Paris Saint-Germainit dhe i Përfaqësueses së Portugalisë, Vitinha, ka komentuar situatën e krijuar rreth Cristiano Ronaldos, pas largimit të tij nga grumbullimi i kombëtares gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar dhe përplasjes me trajnerin Jorge Jesus.Vitinha shpreson që mosmarrëveshjet të zgjidhen sa më shpejt dhe që ylli portugez të rikthehet në përfaqësuese, duke theksuar se ky është dëshira e të gjithëve brenda ekipit. “Ka qenë një grumbullim kaotik, i mbushur me emocione. Sa më përket mua, shpresoj vetëm që gjithçka të zgjidhet në mënyrën më të mirë”. “Shpresoj që ai të rikthehet dhe që gjithçka të përfundojë mirë. E vërteta është se këtë e dëshirojmë të gjithë. Shpresoj që ai të kthehet dhe gjithçka të zgjidhet”, deklaroi Vitinha.Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo publikoi një reagim të gjatë, në të cilin shpjegoi rrethanat që çuan në largimin e tij nga grumbullimi i Portugalisë. Sulmuesi i Al-Nassr bëri të ditur se arsyeja kryesore ishte mosmarrëveshja me trajnerin Jorge Jesus lidhur me minutat e tij në fushë.Pavarësisht kërkimfaljes së Ronaldos, Federata Portugeze e Futbollit e ka pezulluar përkohësisht yllin e saj. Ai rrezikon një dënim nga një deri në gjashtë muaj, si dhe një gjobë të konsiderueshme, në varësi të vendimit përfundimtar të autoriteteve përkatëse. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…