Koreja e veriutKoreja e Veriut dhe Kina hapin një urë të re pas një vonese prej 12 vitesh
2 min čitanja
Koreja e veriut
Koreja e Veriut dhe Kina hapin një urë të re pas një vonese prej 12 vitesh
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një urë rrugore, hapja e së cilës ishte vonuar prej kohësh, që lidh Kinën me Korenë e Veriut, është vënë në funksion – raportojnë mediat shtetërore kineze – në një kohë kur marrëdhëniet tregtare mes dy fqinjëve po përmirësohen.Kina është partneri më i madh tregtar i Koresë së Veriut dhe një "linjë shpëtimi" përballë sanksioneve të rënda ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programit të armëve bërthamore të Phenianit.Ura e re mbi lumin Yalu shtrihet në një gjatësi prej 3 km, nga qyteti kufitar kinez Dandong deri në Sinuiju të Koresë së Veriut, dhe pritet të bëhet rruga kryesore tokësore për tregtinë mes dy vendeve.Inaugurimi i saj, i planifikuar fillimisht për vitin 2014, ishte shtyrë për një kohë të pacaktuar pasi Koreja e Veriut ndaloi ndërtimin e rrugëve dhe objekteve doganore, ndërsa marrëdhëniet me Pekinin u ftohën.Ura e re mbi lumin Yalu shërben si një alternativë ndaj "Urës së Miqësisë Kinë-Kore", e cila është ndërtuar dekada më parë, midis viteve 1937 dhe 1943, gjatë pushtimit të rajonit nga Japonia Perandorake.Ajo përbën një "objekt të rëndësishëm për ndërlidhjen" mes dy vendeve – deklaroi të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning – duke shtuar se ky aks do të "lehtësojë më tej tregtinë dhe shkëmbimet mes njerëzve".Vitin e kaluar, tregtia dypalëshe arriti në 2,7 miliardë dollarë, duke shënuar një rimëkëmbje në nivelet e para pandemisë, e nxitur kryesisht nga eksportet kineze drejt Koresë së Veriut.Një rritje e menjëhershme dhe e vrullshme e tregtisë përgjatë kufirit është "e pamundur", duke qenë se sanksionet e OKB-së ndaj Koresë së Veriut mbeten ende në fuqi – shpjegon për BBC-në Kang Jun-young, profesor i studimeve kineze në Universitetin e Studimeve të Huaja "Hankuk"."Pheniani është gjithashtu i kujdesshëm ndaj një vërshimi të papritur të importeve kineze, gjë që do të zgjeronte ndjeshëm ndikimin e Kinës mbi tregun e tij të brendshëm", shton ai."Kina është plotësisht e vetëdijshme për këto shqetësime, ndaj ka më shumë gjasa që tr
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.