PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BarcelonaTalenti egjiptian në hije te Barcelona, minutat e pakta ngrenë shqetësime
2 min čitanja
Barcelona

Talenti egjiptian në hije te Barcelona, minutat e pakta ngrenë shqetësime

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Sipas raportimeve të mediumit spanjoll Diario Sport, te Barcelona ka nisur një debat i brendshëm për minutat e pakta që po merr sulmuesi egjiptian Hamza Abdelkarim.18-vjeçari shihej si një nga talentet që mund të shpërthenin këtë sezon, pasi la përshtypje të mira gjatë fazës përgatitore parasezonale me katalunasit. Paraqitjet e tij bindëse madje i siguruan edhe një rinovim të kontratës me kushte më të mira. Megjithatë, sezoni nuk ka nisur ashtu siç pritej për të riun, i cili deri më tani ka regjistruar vetëm dy paraqitje, duke grumbulluar gjithsej 12 minuta në fushë.Një nga arsyet kryesore për hapësirën e kufizuar të Abdelkarimit është konkurrenca e fortë në repartin ofensiv.Forma e mirë e Raphinhas, i cili po luan në një rol të ri si qendërsulmues, si dhe paraqitja në skenë e Gabriel Jesusit, ia kanë vështirësuar egjiptianit rrugën drejt më shumë minutave. Pavarësisht kësaj, trajneri Hansi Flick e vlerëson lart talentin e 18-vjeçarit, veçanërisht përkushtimin dhe profesionalizmin që tregon në stërvitje.Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ai do të arrijë të fitojë një rol më të rëndësishëm në ekip, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe për një vend në formacion.Abdelkarim ka deklaruar më herët se është i gatshëm të luajë edhe për ekipin rezervë të Barcelonës, nëse kjo do të ishte e nevojshme për zhvillimin e tij dhe për të fituar më shumë minuta në fushë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Sipas raportimeve të mediumit spanjoll Diario Sport, te Barcelona ka nisur një debat i brendshëm për minutat e pakta që po merr sulmuesi egjiptian Hamza Abdelkarim.18-vjeçari shihej si një nga talentet që mund të shpërthenin këtë sezon, pasi la përshtypje të mira gjatë fazës përgatitore parasezonale me katalunasit. Paraqitjet e tij bindëse madje i siguruan edhe një rinovim të kontratës me kushte më të mira. Megjithatë, sezoni nuk ka nisur ashtu siç pritej për të riun, i cili deri më tani ka regjistruar vetëm dy paraqitje, duke grumbulluar gjithsej 12 minuta në fushë.Një nga arsyet kryesore për hapësirën e kufizuar të Abdelkarimit është konkurrenca e fortë në repartin ofensiv.Forma e mirë e Raphinhas, i cili po luan në një rol të ri si qendërsulmues, si dhe paraqitja në skenë e Gabriel Jesusit, ia kanë vështirësuar egjiptianit rrugën drejt më shumë minutave. Pavarësisht kësaj, trajneri Hansi Flick e vlerëson lart talentin e 18-vjeçarit, veçanërisht përkushtimin dhe profesionalizmin që tregon në stërvitje.Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ai do të arrijë të fitojë një rol më të rëndësishëm në ekip, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe për një vend në formacion.Abdelkarim ka deklaruar më herët se është i gatshëm të luajë edhe për ekipin rezervë të Barcelonës, nëse kjo do të ishte e nevojshme për zhvillimin e tij dhe për të fituar më shumë minuta në fushë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…