Lufta në iranSHBA-ja po shqyrton mundësinë e përdorimit të “nënës së të gjitha bombave” kundër Iranit - CNN sjell detaje
2 min čitanja
Lufta në iran
SHBA-ja po shqyrton mundësinë e përdorimit të “nënës së të gjitha bombave” kundër Iranit - CNN sjell detaje
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ushtria amerikane ka hartuar plane të reja sulmi, të cilat përfshijnë mundësinë e përdorimit të të ashtuquajturës "nëna e të gjitha bombave" kundër infrastrukturës energjetike dhe objekteve bërthamore iraniane, nëse presidenti Donald Trump jep urdhrin për rifillimin e operacioneve luftarake — qoftë para apo pas zgjedhjeve të mesmandatit. Kështu, siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, bëjnë të ditur disa zyrtarë amerikanë të njohur me çështjen.Dhe sipas CNN, përdorimi i bombës GBU-43/B (e njohur si MOAB) — bomba më e madhe jo-bërthamore në arsenalin amerikan — në konfliktin me Iranin do të shënonte një përshkallëzim të konsiderueshëm. Megjithatë, burime të shumta të njohura me diskutimet e brendshme ushtarake shprehin dyshime mbi efektivitetin e një arme të tillë për arritjen e objektivave strategjike të Trumpit, apo për ndryshimin e rrjedhës së luftës.Trump ndodhet nën presion për t'i dhënë fund një lufte “tejet jopopullore”, ndërsa republikanët përgatiten për pasoja të mundshme politike nga votuesit në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit. Për më tepër, nuk ka shenja se të dyja vendet janë pranë një zgjidhjeje me anë të negociatave, pas më shumë se gjashtë muajsh bombardime amerikane.Ndërsa ushtria amerikane vazhdon t'i ofrojë Trumpit opsione për sulme të mundshme ndaj objektivave iraniane, disa zyrtarë pyesin privatisht nëse Shtëpia e Bardhë ka një strategji që i përfshin këto plane në një mënyrë që mund t'i japë fund luftës — një hap që mund ta ndërmarrë vetëm presidenti.Prej muajsh, Trumpi dhe këshilltarët e tij kanë diskutuar opsione që mund të shërbenin si një fund "përfundimtar" i luftës — të paktën në nivelin e mesazhit publik — duke qenë të vetëdijshëm se sa jopopullor është bërë ky konflikt në sytë e amerikanëve.Edhe pse disa figura të administratës e kanë cilësuar luftën si të fituar, Trumpi ka qenë më i rezervuar në deklaratat e fundit; ai nuk e ka shpallur fitoren, duke u shprehur se SHBA-ja ka ende çështje të pambyllura në atë vend.Në prapaskenë, Trumpi k
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.