ShqipëriaProtestat në Shqipëri në fokusin e mediave zvicerane: A mund të bashkohen protestat studentore me Revolucionin e Flamingove?
2 min čitanja
Shqipëria
Protestat në Shqipëri në fokusin e mediave zvicerane: A mund të bashkohen protestat studentore me Revolucionin e Flamingove?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Protestat në Shqipëri, të cilat janë përshkallëzuar gjatë mbrëmjes duke u shoqëruar me akte dhune dhe dëme materiale, kanë tërhequr vëmendjen e mediave zvicerane. SRF, Blick dhe 20 Minuten po raportojnë për situatën e krijuar në Tiranë, ku protestat e studentëve kundër rritjes së kostove të arsimit, kushteve të këqija të studimit dhe korrupsionit janë shoqëruar me dëme në disa ndërtesa qeveritare dhe biznese lokale, si dhe me përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Në raportimet e tyre, mediat zvicerane u referohen edhe burimeve shqiptare, përfshirë A2 CNN, Euronews Albania, Klan dhe Shekulli, si dhe agjencive ndërkombëtare të lajmeve Reuters dhe AFP. Krahas zhvillimeve në terren, ato trajtojnë edhe shkaqet e pakënaqësisë dhe mundësinë që protestat studentore të bashkohen me lëvizjet e tjera kundër qeverisë, transmeton Telegrafi. SRF raporton për arrestimet, të plagosurit dhe përshkallëzimin e protestave Televizioni publik zviceran SRF shkruan se protestat e studentëve kundër korrupsionit dhe problemeve në sistemin arsimor u përshkallëzuan në dhunë në kryeqytetin shqiptar. Duke iu referuar raportimeve të mediave, SRF njofton se gjatë trazirave policia mori 40 persona, ndërsa 13 persona, përfshirë gjashtë efektivë policie, u plagosën. Sipas portalit shqiptar A2 CNN, disa qindra persona u mblodhën fillimisht në mënyrë paqësore para Ministrisë së Arsimit të martën pasdite. Demonstruesit kundërshtonin kushtet e këqija të studimit, kostot e larta të arsimit dhe mungesën e perspektivave të karrierës. Përveç kërkesave që lidhen me arsimin, ata kërkuan edhe dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama, i cili është në pushtet që nga viti 2013. Situata u përkeqësua më vonë, kur demonstruesit hodhën tulla dhe gurë shtrimi. Trazirat u përhapën në disa pjesë të qendrës së Tiranës, ku u dëmtuan dyqane dhe banka, ndërsa u sulmua edhe ndërtesa e bashkisë. Policia përdori topa uji, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë turmën. SRF citon gjithashtu portalin Euronews
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.