PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ministria për punëPrezantohen procedurat e reja për inspektimin e shërbimeve sociale
2 min čitanja
Ministria për punë

Prezantohen procedurat e reja për inspektimin e shërbimeve sociale

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Rreth 40 përfaqësues të Qendrave për Punë Sociale dhe të ofruesve të shërbimeve sociale nga organizatat e shoqërisë civile morën pjesë në një sesion informues kushtuar Udhëzuesit Praktik për Inspektimin e Ofruesve të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.Në këtë aktivitet, ku ishte i pranishëm edhe zëvendësministri Agon Dobruna, u prezantua qasja e re e inspektimit, e cila bazohet në standarde dhe kritere të përcaktuara, si dhe në procedura të qarta dhe hapa të standardizuar të punës.Qëllimi i Udhëzuesit është të ofrojë instrumente praktike për realizimin e inspektimeve dhe të sigurojë një proces të strukturuar, transparent dhe të njëtrajtshëm në vlerësimin e shërbimeve sociale dhe familjare.Inspektimi nuk synon vetëm identifikimin e mospërputhjeve dhe shqiptimin e masave administrative, por, mbi të gjitha, përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve. Përmes kësaj qasjeje synohet përmbushja e standardeve dhe kritereve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe garantimi që shërbimet të ofrohen në mënyrë profesionale, të sigurt, të qasshme dhe gjithëpërfshirëse, duke vendosur në qendër interesin më të mirë të përfituesve.Metodologjia e Udhëzuesit mbështetet në praktikat më të mira ndërkombëtare, të përshtatura me kontekstin dhe legjislacionin vendor.Përmes këtij Udhëzuesi synohet të forcohet cilësia dhe llogaridhënia në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, si dhe të mbështetet përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve në interes të qytetarëve dhe përfituesve./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Rreth 40 përfaqësues të Qendrave për Punë Sociale dhe të ofruesve të shërbimeve sociale nga organizatat e shoqërisë civile morën pjesë në një sesion informues kushtuar Udhëzuesit Praktik për Inspektimin e Ofruesve të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.Në këtë aktivitet, ku ishte i pranishëm edhe zëvendësministri Agon Dobruna, u prezantua qasja e re e inspektimit, e cila bazohet në standarde dhe kritere të përcaktuara, si dhe në procedura të qarta dhe hapa të standardizuar të punës.Qëllimi i Udhëzuesit është të ofrojë instrumente praktike për realizimin e inspektimeve dhe të sigurojë një proces të strukturuar, transparent dhe të njëtrajtshëm në vlerësimin e shërbimeve sociale dhe familjare.Inspektimi nuk synon vetëm identifikimin e mospërputhjeve dhe shqiptimin e masave administrative, por, mbi të gjitha, përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve. Përmes kësaj qasjeje synohet përmbushja e standardeve dhe kritereve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, si dhe garantimi që shërbimet të ofrohen në mënyrë profesionale, të sigurt, të qasshme dhe gjithëpërfshirëse, duke vendosur në qendër interesin më të mirë të përfituesve.Metodologjia e Udhëzuesit mbështetet në praktikat më të mira ndërkombëtare, të përshtatura me kontekstin dhe legjislacionin vendor.Përmes këtij Udhëzuesi synohet të forcohet cilësia dhe llogaridhënia në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare, si dhe të mbështetet përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve në interes të qytetarëve dhe përfituesve./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…