PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Elon muskMusk lë të kuptohet se qeveria amerikane qëndron pas ngadalësimit të sistemit ‘Starshield’ në Ukrainë
2 min čitanja
Elon musk

Musk lë të kuptohet se qeveria amerikane qëndron pas ngadalësimit të sistemit ‘Starshield’ në Ukrainë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shefi i SpaceX, Elon Musk, deklaroi se çdo ndërprerje që Ukraina raporton në përdorimin e sistemit të komunikimit satelitor "Starshield", do të ishte përgjegjësi e qeverisë amerikane dhe jo e kompanisë së tij."Sistemet 'Starshield' zotërohen dhe kontrollohen nga qeveria amerikane. Çdo kufizim në shpejtësi ose përdorim vendoset nga ushtria amerikane dhe, në fund të fundit, nga presidenti i Shteteve të Bashkuara", theksoi Musk, duke iu referuar presidentit amerikan Donald Trump.Musk nënvizoi dallimin midis sistemit "Starshield" – në të cilin Ukraina mbështetet për komunikimet në fushën e betejës – dhe sistemit paralel civil satelitor "Starlink", të cilin Ukraina gjithashtu e përdor, por nuk lejohet ta shfrytëzojë për operacione sulmuese. Të dy sistemet janë krijuar nga kompania SpaceX e Musk-ut.Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Musk po i përgjigjej një postimi në platformën X nga ish-ministri ukrainas i mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, i cili u shpreh se "lidhja 'Starlink' me shpejtësi deri në 160 km/h po rikthehet", por shtoi se "heqja e plotë e kufizimit të shpejtësisë në 'Starshield' është tani thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës".Më pas, Fedorov e falënderoi Musk-un për "mbështetjen e tij të vazhdueshme".Zyrtarë të mbrojtjes ukrainase kanë lënë të kuptohet se Uashingtoni qëndron pas shpejtësive më të ulëta të raportuara në disa terminale interneti, të cilat ndihmojnë ushtrinë e vendit të godasë territoret e pushtuara nga Rusia dhe të operojë me dronë përgjues.Ukraina gjithashtu ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po ndihmojnë Rusinë duke mos e paralajmëruar atë për sulme me raketa; Kievi u godit nga raketa balistike për dy net rresht, përpara se sirenat e sulmit ajror të mund të binin për të paralajmëruar njerëzit që të strehoheshin.Ndërkohë, të mërkurën, Rusia akuzoi Ukrainën se ka sulmuar dy rafineri nafte, duke shkelur "armëpushimin energjetik" – një pretendim që Kievi e hodhi poshtë si "të rremë", duke deklaruar se janë goditur objekte të tjera, "por jo rafineritë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shefi i SpaceX, Elon Musk, deklaroi se çdo ndërprerje që Ukraina raporton në përdorimin e sistemit të komunikimit satelitor "Starshield", do të ishte përgjegjësi e qeverisë amerikane dhe jo e kompanisë së tij."Sistemet 'Starshield' zotërohen dhe kontrollohen nga qeveria amerikane. Çdo kufizim në shpejtësi ose përdorim vendoset nga ushtria amerikane dhe, në fund të fundit, nga presidenti i Shteteve të Bashkuara", theksoi Musk, duke iu referuar presidentit amerikan Donald Trump.Musk nënvizoi dallimin midis sistemit "Starshield" – në të cilin Ukraina mbështetet për komunikimet në fushën e betejës – dhe sistemit paralel civil satelitor "Starlink", të cilin Ukraina gjithashtu e përdor, por nuk lejohet ta shfrytëzojë për operacione sulmuese. Të dy sistemet janë krijuar nga kompania SpaceX e Musk-ut.Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Musk po i përgjigjej një postimi në platformën X nga ish-ministri ukrainas i mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, i cili u shpreh se "lidhja 'Starlink' me shpejtësi deri në 160 km/h po rikthehet", por shtoi se "heqja e plotë e kufizimit të shpejtësisë në 'Starshield' është tani thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës".Më pas, Fedorov e falënderoi Musk-un për "mbështetjen e tij të vazhdueshme".Zyrtarë të mbrojtjes ukrainase kanë lënë të kuptohet se Uashingtoni qëndron pas shpejtësive më të ulëta të raportuara në disa terminale interneti, të cilat ndihmojnë ushtrinë e vendit të godasë territoret e pushtuara nga Rusia dhe të operojë me dronë përgjues.Ukraina gjithashtu ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po ndihmojnë Rusinë duke mos e paralajmëruar atë për sulme me raketa; Kievi u godit nga raketa balistike për dy net rresht, përpara se sirenat e sulmit ajror të mund të binin për të paralajmëruar njerëzit që të strehoheshin.Ndërkohë, të mërkurën, Rusia akuzoi Ukrainën se ka sulmuar dy rafineri nafte, duke shkelur "armëpushimin energjetik" – një pretendim që Kievi e hodhi poshtë si "të rremë", duke deklaruar se janë goditur objekte të tjera, "por jo rafineritë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…