PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prishtina lokaleTermokos-i nis sezonin e ngrohjes me mbi 25 mijë konsumatorë, paralajmëron zgjerimin e rrjetit në disa lagje të Prishtinës
2 min čitanja
Prishtina lokale

Termokos-i nis sezonin e ngrohjes me mbi 25 mijë konsumatorë, paralajmëron zgjerimin e rrjetit në disa lagje të Prishtinës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka përfunduar përgatitjet për fillimin e sezonit të ngrohjes 2026/2027, i cili nis më 15 tetor, duke bërë të ditur se janë përmbushur kushtet teknike për furnizim të rregullt të konsumatorëve.Sipas përgjigjeve të dhëna për Telegrafin, aktualisht në rrjetin e ngrohjes qendrore janë të kyçur mbi 25 mijë konsumatorë, ndërsa ndërmarrja thotë se nuk pret ndryshime në orarin apo cilësinë e furnizimit krahasuar me sezonin e kaluar.Termokos-i ka bërë të ditur se përgatitjet teknike kanë përfunduar me kohë, ndërsa rrjeti përfshin rreth 110 kilometra gjatësi dhe 886 nënstacione të ngrohjes, përmes të cilave furnizohen mbi 25 mijë njësi banesore.“Ndërmarrja është e përgatitur dhe e organizuar mirë në aspektin teknik dhe profesional për t’iu përgjigjur me kohë çdo problemi që mund të shfaqet gjatë kësaj kohe”, thuhet në përgjigjen e Termokos-it.Ndërmarrja ka theksuar se furnizimi me energji termike sigurohet përmes bashkëpunimit me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në kuadër të projektit të kogjenerimit, i cili mundëson shfrytëzimin e energjisë termike nga Termocentrali “Kosova B”.Sipas Termokos-it, aktualisht sigurohen 140 MW energji termike nga dy blloqet e këtij termocentrali, kapacitet që, sipas ndërmarrjes, është i mjaftueshëm për furnizimin e konsumatorëve ekzistues.Lagjet që furnizohen me ngrohje dhe zgjerimi i rrjetitTermokos-i ka bërë të ditur se rrjeti i ngrohjes qendrore aktualisht mbulon lagjet “Qendër”, “Ulpiana”, “Dardania” dhe “Bregu i Diellit”, si dhe pjesë të lagjeve “Kalabria”, “Mati 1” dhe “Arbëria”.Megjithatë, kërkesat për kyçje të objekteve të reja vazhdojnë të paraqesin sfidë për ndërmarrjen, e cila ka theksuar se zgjerimi i rrjetit varet nga afërsia e objekteve me infrastrukturën ekzistuese dhe kapacitetet termike në pikat ku kërkohet kyçja.Në përgjigjen për Telegrafin, Termokos-i nuk ka dhënë të dhëna konkrete për kërkesat e regjistruara nga banorët e rrugës “Muharrem Fejza”, zonës së Rrugës A dhe “Banesave të Bardha”

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka përfunduar përgatitjet për fillimin e sezonit të ngrohjes 2026/2027, i cili nis më 15 tetor, duke bërë të ditur se janë përmbushur kushtet teknike për furnizim të rregullt të konsumatorëve.Sipas përgjigjeve të dhëna për Telegrafin, aktualisht në rrjetin e ngrohjes qendrore janë të kyçur mbi 25 mijë konsumatorë, ndërsa ndërmarrja thotë se nuk pret ndryshime në orarin apo cilësinë e furnizimit krahasuar me sezonin e kaluar.Termokos-i ka bërë të ditur se përgatitjet teknike kanë përfunduar me kohë, ndërsa rrjeti përfshin rreth 110 kilometra gjatësi dhe 886 nënstacione të ngrohjes, përmes të cilave furnizohen mbi 25 mijë njësi banesore.“Ndërmarrja është e përgatitur dhe e organizuar mirë në aspektin teknik dhe profesional për t’iu përgjigjur me kohë çdo problemi që mund të shfaqet gjatë kësaj kohe”, thuhet në përgjigjen e Termokos-it.Ndërmarrja ka theksuar se furnizimi me energji termike sigurohet përmes bashkëpunimit me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në kuadër të projektit të kogjenerimit, i cili mundëson shfrytëzimin e energjisë termike nga Termocentrali “Kosova B”.Sipas Termokos-it, aktualisht sigurohen 140 MW energji termike nga dy blloqet e këtij termocentrali, kapacitet që, sipas ndërmarrjes, është i mjaftueshëm për furnizimin e konsumatorëve ekzistues.Lagjet që furnizohen me ngrohje dhe zgjerimi i rrjetitTermokos-i ka bërë të ditur se rrjeti i ngrohjes qendrore aktualisht mbulon lagjet “Qendër”, “Ulpiana”, “Dardania” dhe “Bregu i Diellit”, si dhe pjesë të lagjeve “Kalabria”, “Mati 1” dhe “Arbëria”.Megjithatë, kërkesat për kyçje të objekteve të reja vazhdojnë të paraqesin sfidë për ndërmarrjen, e cila ka theksuar se zgjerimi i rrjetit varet nga afërsia e objekteve me infrastrukturën ekzistuese dhe kapacitetet termike në pikat ku kërkohet kyçja.Në përgjigjen për Telegrafin, Termokos-i nuk ka dhënë të dhëna konkrete për kërkesat e regjistruara nga banorët e rrugës “Muharrem Fejza”, zonës së Rrugës A dhe “Banesave të Bardha”

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…