GrenlandaVjen reagimi nga Grenlanda pasi Trump tha se atje do të nisë eksplorimi "masiv" për naftë, gaz dhe minerale
2 min čitanja
Grenlanda
Vjen reagimi nga Grenlanda pasi Trump tha se atje do të nisë eksplorimi "masiv" për naftë, gaz dhe minerale
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Qeveria e Grenlandës kundërshtoi të mërkurën pretendimin e presidentit Donald Trump se "po përgatitet të fillojë eksplorimi masiv i naftës, gazit dhe mineraleve" në territorin e Arktikut.Ndërsa zëvendësministri i minierave i Grenlandës, Jørgen Hammeken-Holm, pranoi se "ka aktivitete nga kompanitë amerikane", ai i tha CNN-it se "jemi shumë larg eksplorimit 'masiv'"."Ka shumë eksplorime më të vogla në zhvillim e sipër, por mund të duhen vite që ato të bëhen operacionale", ka shtuar ai, duke mbështetur studiuesit që kanë theksuar vështirësitë dhe kostot e mëdha që lidhen me nxjerrjen e burimeve nga Grenlanda, përcjell Telegrafi.Shumë nga depozitat e ishullit ndodhen në zona të largëta mbi Rrethin Arktik, ku shtrihet një shtresë akulli polar me trashësi rreth 1.6 kilometra dhe ku infrastruktura është e kufizuar. Përafërsisht 80% e ishullit është e mbuluar me akull.Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të marrë nën kontroll Grenlandën – një territor autonom i Danimarkës – dhe burimet e saj natyrore, duke zemëruar partnerët evropianë dhe ata të NATO-s."Ka ekspertë që thonë se sasia e naftës lehtësisht të disponueshme është shumë më e madhe se ajo e pothuajse çdo territori tjetër në botë", shkroi Trump në platformën "Truth Social" në orët e para të së mërkurës.Muajin e kaluar, SHBA-ja, Danimarka dhe Grenlanda arritën një marrëveshje që synonte të ndihmonte në zgjidhjen e tensioneve pas kërcënimeve të Trumpit për të aneksuar ishullin me pozicion strategjik.Marrëveshja, për të cilën Trump pretendoi në atë kohë se i jepte SHBA-së "kontroll të përhershëm" mbi sigurinë e Grenlandës, fillon me njohjen e sovranitetit të Danimarkës dhe të drejtës së banorëve të Grenlandës për vetëvendosje.Marrëveshja, e cila bën ndryshime të vogla në një traktat të vitit 1951 që i jep SHBA-së leje për të vendosur trupa në Grenlandë si pjesë e mbrojtjes së NATO-s, nuk përmend në mënyrë eksplicite naftën apo gazin, por njeh "bashkëpunimin për mineralet" dhe "bashk
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.