FrikaFrika nga diagnoza: Pse disa gra shmangin kontrollin e gjirit edhe kur e dinë se mund t’u shpëtojë jetën?
2 min čitanja
Frika
Frika nga diagnoza: Pse disa gra shmangin kontrollin e gjirit edhe kur e dinë se mund t’u shpëtojë jetën?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Frika nga diagnoza, mohimi i sëmundjes dhe ankthi për rezultatet e kontrolleve mund t’i shtyjnë gratë të shmangin ekzaminimet, duke vonuar zbulimin e hershëm të kancerit të gjiritAtifete Syla Psikologe klinike – psikoterapeutePër disa gra, frika nga kanceri i gjirit nuk fillon me diagnozën, por shumë më herët, me mendimin se çfarë mund të zbulojë një kontroll mjekësor. Një ndryshim në gji apo nevoja për një ekzaminim rutinë mund të shkaktojnë ankth, pasiguri dhe frikë nga e panjohura. Ndonjëherë, pikërisht kjo frikë bëhet arsyeja pse kontrolli shtyhet, ndërsa shqetësimi vazhdon në heshtje.Por çfarë ndodh kur një grua e di rëndësinë e zbulimit të hershëm, megjithatë heziton të përballet me rezultatin? Pse mendja ndonjëherë përpiqet të na mbrojë nga frika duke na shtyrë të shmangim pikërisht atë që mund të na ndihmojë?Nga këndvështrimi i psikologjisë klinike, shmangia e ekzaminimeve nuk është gjithmonë çështje pakujdesie. Pas saj mund të fshihen përvoja të dhimbshme, frika të thella dhe mënyra të pavetëdijshme të përballimit të ankthit, të cilat sjellin qetësi të përkohshme, por mund të pengojnë kujdesin për shëndetin.Kur frika nga rezultati bëhet më e fortë se dëshira për t'u kontrolluarFrika nga diagnoza nuk lidhet vetëm me sëmundjen, por edhe me pasigurinë për të ardhmen, familjen dhe ndryshimet që mund të sjellë një rezultat i padëshiruar. Për disa gra, vetë ekzaminimi përjetohet si përballje me mundësinë e një sëmundjeje serioze.Në psikologji, kjo quhet ankth anticipator, pra frikë dhe shqetësim për diçka të keqe që mund të ndodhë, edhe pse ende nuk ka ndodhur. Përvojat e mëparshme, sidomos humbja e një personi të afërt nga kanceri, mund ta shtojnë këtë frikë. Duke e shmangur kontrollin, gruaja ndihet përkohësisht më e qetë. Mirëpo, kjo qetësi nuk zgjat, sepse pasiguria mbetet. Kështu krijohet një kundërshti: ajo e di se kontrolli mund ta mbrojë shëndetin e saj, por frika nga rezultati e pengon të veprojë.E vëren ndryshimin në gji, por nuk merr guximin të shkojë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.