PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
RomaPritje madhështore për Mourinhon në Romë, tifozët e nderojnë me banderola dhe ovacione
2 min čitanja
Roma

Pritje madhështore për Mourinhon në Romë, tifozët e nderojnë me banderola dhe ovacione

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Jose Mourinho mori një pritje madhështore në “Stadio Olimpico”, ku tifozët e Romës e nderuan trajnerin portugez para ndeshjes ndaj Real Madridit. Mbështetësit verdhekuq nuk e kanë harruar kontributin e tij në historinë e klubit, veçanërisht triumfin në edicionin e parë të Ligës së Konferencës.Gjatë mëngjesit, një grup tifozësh të Romës u mblodhën pranë hotelit ku po qëndronte skuadra madrilene për t’i dhuruar Mourinhos një kopje të ujkonjës, simbolit të qytetit dhe të klubit italian. Mbrëmja solli një tjetër moment emocionues, kur spikeri i stadiumit kërkoi që trajneri portugez të pritej me ovacione para prezantimit të formacionit të Real Madridit.José Mourinho showed Roma fans why they made this tifo in the first place 😅#UCL https://t.co/gyjgC2AwoQ — DAZN Football (@DAZNFootball) October 14, 2026 “Stadio Olimpico” shpërtheu në duartrokitje për Mourinhon, i cili e udhëhoqi Romën drejt trofeut të Ligës së Konferencës në vitin 2022, në edicionin e parë të këtij kompeticioni. Ky mbetet një prej sukseseve më të rëndësishme evropiane të klubit, që një vit më vonë, nën drejtimin e portugezit, arriti edhe finalen e Ligës së Evropës, ku u mposht nga Sevilla pas penalltive në Budapest.Në tribunën përballë bankinave u shfaq një banderolë me mbishkrimin “Hail Mou”, ndërsa rreth dhjetë minuta pas fillimit të ndeshjes, tifozët në “Curva” shpalosën një tjetër banderolë me imazhin e trajnerit. Mourinho iu përgjigj dashurisë së tyre duke dërguar një puthje drejt tribunave.I will always see Roma as the club where José Mourinho got his mystic back. https://t.co/rnLtsBb2P1 — IM🇵🇹 (@Iconic_Mourinho) October 14, 2026Atmosfera në stadium ishte elektrizuese që nga minutat e para. Tifozët e Romës dëshmuan edhe një herë lidhjen e veçantë me trajnerin portugez, i cili para ndeshjes kishte thënë për ta: “Këta njerëz nuk vijnë për ta parë futbollin, ata e luajnë atë”. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Jose Mourinho mori një pritje madhështore në “Stadio Olimpico”, ku tifozët e Romës e nderuan trajnerin portugez para ndeshjes ndaj Real Madridit. Mbështetësit verdhekuq nuk e kanë harruar kontributin e tij në historinë e klubit, veçanërisht triumfin në edicionin e parë të Ligës së Konferencës.Gjatë mëngjesit, një grup tifozësh të Romës u mblodhën pranë hotelit ku po qëndronte skuadra madrilene për t’i dhuruar Mourinhos një kopje të ujkonjës, simbolit të qytetit dhe të klubit italian. Mbrëmja solli një tjetër moment emocionues, kur spikeri i stadiumit kërkoi që trajneri portugez të pritej me ovacione para prezantimit të formacionit të Real Madridit.José Mourinho showed Roma fans why they made this tifo in the first place 😅#UCL https://t.co/gyjgC2AwoQ — DAZN Football (@DAZNFootball) October 14, 2026 “Stadio Olimpico” shpërtheu në duartrokitje për Mourinhon, i cili e udhëhoqi Romën drejt trofeut të Ligës së Konferencës në vitin 2022, në edicionin e parë të këtij kompeticioni. Ky mbetet një prej sukseseve më të rëndësishme evropiane të klubit, që një vit më vonë, nën drejtimin e portugezit, arriti edhe finalen e Ligës së Evropës, ku u mposht nga Sevilla pas penalltive në Budapest.Në tribunën përballë bankinave u shfaq një banderolë me mbishkrimin “Hail Mou”, ndërsa rreth dhjetë minuta pas fillimit të ndeshjes, tifozët në “Curva” shpalosën një tjetër banderolë me imazhin e trajnerit. Mourinho iu përgjigj dashurisë së tyre duke dërguar një puthje drejt tribunave.I will always see Roma as the club where José Mourinho got his mystic back. https://t.co/rnLtsBb2P1 — IM🇵🇹 (@Iconic_Mourinho) October 14, 2026Atmosfera në stadium ishte elektrizuese që nga minutat e para. Tifozët e Romës dëshmuan edhe një herë lidhjen e veçantë me trajnerin portugez, i cili para ndeshjes kishte thënë për ta: “Këta njerëz nuk vijnë për ta parë futbollin, ata e luajnë atë”. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…