PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Demet ozdemirAlarm në Turqi - përmbytjet bllokojnë Demet Ozdemir dhe Murat Boz, bëjnë thirrje për ndihmë
2 min čitanja
Demet ozdemir

Alarm në Turqi - përmbytjet bllokojnë Demet Ozdemir dhe Murat Boz, bëjnë thirrje për ndihmë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Stambolli po përballet nga reshjet e dendura të shiut, me përmbytjet që kanë përfshirë disa lagje atje. Për shkak të këtyre reshjeve që prekën Stambollin, rrugët u përmbytën dhe shumë shtëpi e vende pune u përmbytën. Këngëtari Murat Boz dhe aktorja Demet Özdemir ishin midis atyre që mbetën të bllokuar për shkak të reshjeve të dendura. Murat Boz njoftoi se ai dhe qindra punonjës ishin të bllokuar në Phoenix Studios në Ayazağa. Ai kërkoi ndihmë urgjente nga autoritetet. "Jemi në zonën e Ayazağa-s ku ndodhen Phoenix Studios. Gjithçka është përmbytur, studiot janë përmbytur dhe energjia elektrike është ndërprerë. Jemi të bllokuar këtu së bashku me qindra punonjës. Presim ndihmë urgjente nga autoritetet". Aktori Boz duke transmetuar drejtpërdrejt nga studioja ku ndodhej, shpjegoi se uji po rritej me shpejtësi dhe se stafi brenda po përpiqej të zhvendosej në zona të sigurta."Më është dashur të transmetoj drejtpërdrejt sepse aktualisht ka një emergjencë. Këtu, së bashku me stafin dhe ekipet, jemi të bllokuar në Ayazağa. Nuk mund të lëvizim nga vendi ku jemi sepse rruga është përmbytur me 2 metra ujë, dhe studioja ku ndodhemi po përmbytet gjithashtu". Duke përshkruar se automjetet përreth studios kishin mbetur në ujë, Boz pohoi se numri i njerëzve brenda ishte midis 200 dhe 250.Aktorja Demet Özdemir, e cila ishte në të njëjtën studio, gjithashtu postoi në lidhje me përmbytjet.Özdemir njoftoi se ata nuk mund të largoheshin nga zona ku ndodheshin. “Jemi bllokuar në studion në rrugën Cendere. Phoenix Studios. Po presim ndihmë nga të gjitha autoritetet përkatëse”.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Stambolli po përballet nga reshjet e dendura të shiut, me përmbytjet që kanë përfshirë disa lagje atje. Për shkak të këtyre reshjeve që prekën Stambollin, rrugët u përmbytën dhe shumë shtëpi e vende pune u përmbytën. Këngëtari Murat Boz dhe aktorja Demet Özdemir ishin midis atyre që mbetën të bllokuar për shkak të reshjeve të dendura. Murat Boz njoftoi se ai dhe qindra punonjës ishin të bllokuar në Phoenix Studios në Ayazağa. Ai kërkoi ndihmë urgjente nga autoritetet. "Jemi në zonën e Ayazağa-s ku ndodhen Phoenix Studios. Gjithçka është përmbytur, studiot janë përmbytur dhe energjia elektrike është ndërprerë. Jemi të bllokuar këtu së bashku me qindra punonjës. Presim ndihmë urgjente nga autoritetet". Aktori Boz duke transmetuar drejtpërdrejt nga studioja ku ndodhej, shpjegoi se uji po rritej me shpejtësi dhe se stafi brenda po përpiqej të zhvendosej në zona të sigurta."Më është dashur të transmetoj drejtpërdrejt sepse aktualisht ka një emergjencë. Këtu, së bashku me stafin dhe ekipet, jemi të bllokuar në Ayazağa. Nuk mund të lëvizim nga vendi ku jemi sepse rruga është përmbytur me 2 metra ujë, dhe studioja ku ndodhemi po përmbytet gjithashtu". Duke përshkruar se automjetet përreth studios kishin mbetur në ujë, Boz pohoi se numri i njerëzve brenda ishte midis 200 dhe 250.Aktorja Demet Özdemir, e cila ishte në të njëjtën studio, gjithashtu postoi në lidhje me përmbytjet.Özdemir njoftoi se ata nuk mund të largoheshin nga zona ku ndodheshin. “Jemi bllokuar në studion në rrugën Cendere. Phoenix Studios. Po presim ndihmë nga të gjitha autoritetet përkatëse”.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…