ZviceranëtPothuajse çdo i dyti zviceran pendohet për ëndrrat e shtyra në jetë
2 min čitanja
Zviceranët
Pothuajse çdo i dyti zviceran pendohet për ëndrrat e shtyra në jetë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shumë zviceranë pendohen që i kanë shtyrë për një kohë të gjatë ëndrrat e tyre të jetës. Një sondazh i fundit tregon se ata që guxojnë të ndërmarrin hapa të rëndësishëm në jetë, zakonisht i vlerësojnë pozitivisht vendimet e tyre në retrospektivë. Gati tre të katërtat e zviceranëve e konsiderojnë veten të lumtur, sipas një sondazhi të realizuar nga Sotomo, me porosi të Helvetia Baloise. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë dëshira të paplotësuara. Duke parë pas, shumë do t’i kishin bërë disa gjëra ndryshe, veçanërisht duke treguar më shumë vetëbesim. Më shumë vetëbesim dhe guxim për të ndryshuar Sondazhi, ku morën pjesë 1.866 persona, tregon se këshilla që të anketuarit do t’i jepnin më shpesh vetes së tyre më të re është t’i besojnë vetes dhe të mos e shohin ndryshimin vetëm si rrezik, shkruan 20minuten. Gjysma e të anketuarve janë të bindur se çdo derë që mbyllet hap një të re. Pothuajse gjysma do t’i këshillonin vetes së tyre më të re që t’i dëgjonin më shumë intuitën dhe aftësitë e tyre. Të thuash “jo” mbetet e vështirë Sondazhi tregon gjithashtu se shumë njerëz do të dëshironin të kishin më shumë guxim në jetë, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve, për t’i marrë seriozisht nevojat e tyre dhe për të nisur rrugë të reja. Më shumë se një e treta e të anketuarve thanë se e kanë të vështirë të thonë “jo”. Rreth një e treta hasin vështirësi në trajtimin e hapur të problemeve ose në zgjidhjen e konflikteve. Një numër i ngjashëm e kanë të vështirë të mbrojnë nevojat e tyre, të shprehin dëshirat ose të kërkojnë ndihmë. Ndërkohë, afërsisht një në katër persona ka vështirësi t’u afrohet njerëzve të panjohur, transmeton Telegrafi. Të rinjtë dhe personat e moshës së mesme i kanë shtyrë më shumë ëndrratPothuajse gjysma e të anketuarve pranojnë se i kanë shtyrë për një kohë të gjatë ëndrrat e tyre të jetës. Kjo ndjenjë është më e përhapur te të rinjtë dhe personat e moshës së mesme. Edhe te personat mbi 65 vjeç, 37 për qind ndajnë të njëjtin vlerësim.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.